Policia vijon hetimet në lidhje me vrasjen e dyfishtë që tronditi Tiranën dy ditë më parë. Persona ende të paidentifikuar ekzekutuan me breshëri kallashnikovi Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin brenda automjetit luksoz “Audi A7”.
Ndërkohë për zbardhjen e ngjarjes, policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e Elvis Gacaj, anëtar i klanit Duka, si person i dyshuar që mund të ketë dijeni për vrasjen.
Top Channel raporton më shumë detaje. Ajo shton se gjatë kontrollit në banesën e Gacajt, e shoqja e tij ka thënë se ai ka ikur për peshkim jashtë Tiranës dhe se nuk mban telefon me vete.
Kujtojmë se Erigers Mihasi, njëri nga viktimat në Astir, ishte shok i ngushtë me Ervis Martinajn, i cili dyshohet se është përplasur me klanin Duka. Megjithatë këto janë të dhëna paraprake dhe nuk ka ende informacione të plota.