Basha mbledh kryesinë: Thirrja e Kuvendit nga Berisha, nevojë për t’i kundërvënë SHBA-ve një pjesë të vogël të PD

0
317

Basha mbledh kryesinë: Thirrja e Kuvendit nga Berisha, nevojë për t’i kundërvënë SHBA-ve një pjesë të vogël të PD

E thirra këtë mbledhje për të diskutuar e marrë sebashku një vendim shumë të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike.

Prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, me të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie, me nevojën që kanë demokratët dhe shqiptarët për të parë PD të udhëheq vendin. Ka vendosur që një problem të tij personal me SHBA tja imponojë partisë si problem të PD.

Për këtë ka njoftuar në facebook një miting me datë 11 Dhjetor, që ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA.

E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD.