Kryetari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Edi Paloka, ka propozuar uljen në tryezë të palëve pro dhe kundër mbajtjes së Kuvendit Kombëtar. Ky qëndrimi i tij vjen pas një takimi të liderit historik Sali Berisha me deputetët të cilët kanë mbështetur “Foltoren”.
Paloka zbuloi gjithashtu se do të propozojë në mbledhjen e Kryesisë pasditen e sotme, caktimin e një përfaqësuesi nga ana e kryedemokratit Basha dhe një përfaqësuesi nga ana e liderit historik Berisha, të cilët së bashku do të verifikojnë 4200 firmat që ndodhen në zyrën e tij dhe do të heqin hijet e dyshimit në lidhje me procesin.
“Mund të ishte për njërën palë, Ivi Kaso, që është sekretari i zgjedhur në Partinë Demokratike dhe për palën tjerë mund të ishte sekretari organizativ Ervin Minaroli. Mund të jenë dhe të tjerë. Unë po them propozime që palët të arrijnë të ulen dhe të heqin hijet e dyshimit dhe ta çojnë procesin përpara.
Dhe njëherë po e them që dy palët të caktojnë nga një njeri tyrin të besuar, të vijnë në zyrën time dhe të bëjnë verifikimin për 4200 firmat dhe të mos vijojmë me sulme ndaj njëri tjetrit që vetëm po propozojnë
Nëse palët nuk duan zgjidhje atëherë është punë tjetër. Nëse duan dhe realisht besojnë se nuk ekzistojnë ato firma, të vijnë dy përfaqësues nga të dyja palët dhe të bëjnë verifikimin. Nëse del që janë mbledhur 4200 firma dhe pastaj t’i thua që nuk e njeh Kuvendin, pastaj këtu nuk ka shumë nevojë për komente.
Sapo e deklarova që ky është propozimi që unë po bëj dhe e kam diskutuar me palët. Të dy palët të caktojnë nga një person të besueshëm të tyre. Unë hodha si ide që mund të jetë nga njëra anë sekretari zgjedhor, e nga ana tjetër sekretari organizativ. Të marrin formularët e të verifikojnë që janë apo jo delegatë dhe kanë firmosur apo jo. Kështu do të mbyllej kjo histori. Jemi në kushtet e palëve. Si do e votojë kryesia e partisë diçka që duket në dritë të diellit. Nëse vërtetojnë që 4.200 delegatë kërkojnë mbledhjen e Kuvendit, nuk ka rëndësi as kryetar e asnjë tjetër”, tha Paloka