Një familje shqiptare është përfshire në një aksident tragjik në Greqi. Mediat greke shkruajnë se 3 nga familjarët kanë vdekur në vend, ndërsa ka shpëtuar, djali i tyre 17 vjeçar.
Viktimat janë burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe.
Media greke Lamiareport.gr shkruan se makina tip “BMW” me të cilën është përplasur me një kamion karburanti duke u kthyer në një grusht hekurishtesh.