BallinaSportImprovizimi i Rejës, 8 ndryshime ndaj Andorrës, mbrojtja ndërtohet nga e para

Improvizimi i Rejës, 8 ndryshime ndaj Andorrës, mbrojtja ndërtohet nga e para

spot_img
spot_img

Kombëtarja shqiptare do të luajë me shumë ndryshime në ndeshjen ndaj Andorrës. Edy Reja ka rindërtuar një formacion për shkak të mungesave të shumta nga dëmtimet dhe pezullimet.

Si pasojë e kartonëve, janë të pezulluar Ardian Ismajli, Klaus Gjasula dhe Sokol Cikalleshi. Ndërsa të dëmtuar janë Marash Kumbulla, Keidi Bare, Frederik Veseli dhe Armando Broja.

E thënë ndryshe, ndryshime ka në çdo repart dhe për këtë u thirrën urgjentisht 3 lojtarë, Ernest Muçi, Taulant Seferi dhe Enis Çokaj. Edy Reja pritet të hedhë në fushë një formacion me 8 ndryshime nga sfida me Anglinë.

Strakosha, Uzuni dhe Hysajn pritet që të jenë në fushë nga ndeshja e fundit. Në prapavijë pritet të rreshtohen Mihaj, Dermaku dhe Hoxhallari, ndërsa në mesfushë nga e djathta Odise Roshi dhe e majta Elseid Hysaj.

Në qendër të mesfushës përgjegjësia do të bjerë mbi Ylber Ramadanin dhe Qazim Laçin, ndërsa nga minuta e parë Reja pritet t’i besojë Endri Çekiçit. Në repartin e sulmit, Uzuni mendohet ta nisë nga fillimi, i shoqëruar me Taulant Seferin ose Ernest Muçin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular