Një shpërthim është regjistruar në një lokal në Malin e Shoshit në Shkodër. Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në lokalin e shtetasit Gj. G., ndërsa lënda palosëse dyshohet të jetë artizanale. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Shkodër/ informacion paraprak
Në sallën operative të DVP Shkodër është marë njoftim se në buzë të rrugës që të çon në Malin e Shoshit, Njësia Administrative Shosh, Bashkia Shkodër, në lokalin e shtetasit Gj. G., ka ndodhur një shpërthim i vogël, dyshohet nga lëndë plasëse (artizanale)
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë nisur për në vendngjarje.