BallinaKryesoreThesare të fshehura. Deshifrimi i botës së heshtur

Thesare të fshehura. Deshifrimi i botës së heshtur

spot_img
spot_img

Nga Oana Anca Mihaela Glasu

Të gjitha deklaratat e mia për admirimin dhe pse jo dashurinë për njërin apo tjetrin nga shkrimtarët shqiptarë janë shprehur gjithmonë publikisht, sepse t’u them njerëzve se i dua është pjesë e natyrës sime dhe nuk kam asnjë rezervë, por as kufi për t’u shfaqur si ndjej se duhet ta bëj. Edhe shkrimtari mund të ketë pyetur veten, por sidomos të tjerët, pse mungon deklarata ime për shkrimtarin tim të preferuar, aq më tepër që të gjithë e dinë këtë. Unë i admiroj dhe i çmoj shumë të gjithë, por shkrimtari më i madh, i pakrahasueshëm dhe i papërsëritshëm për mua, do të mbetet përgjithmonëThanasMedi. E bëj sot, sepse disi më duhej një arsye e veçantë dhe ja ku ajo erdhi, kështu që mund të merret edhe si dhuratë.

Shumë kanë shkruar për ThanasMedin, aq shumë është thënë tashmë, saqë çdo shtesë nga ana ime do të ishte padyshim subjektive, e megjithatë unë do t’i bëj disa referenca të shkurtra „librit të librave” të shkruar ndonjëherë për vllehët, apo nga ndonjë shkrimtar tjetër, por në fakt me vlerë letrare universale të papërsëritshme.

Që nga përkthimi i „Sokrat Bubës”, kisha vendosur ta analizoja romanin më shumë se e kisha bërë për „Valsin”, por më pas, pasi libri doli rumanisht dhe përfitoi nga kronikat e profesorëve, kritikëve, shkrimtarëve rumunë, hoqa dorë sepse doja të shmangja kthimin tek ndjesia e melankolisë që përjetova për një kohë të gjatë pasi mbylla librin sepse mbarova përkthimin, pasi u ndava me atë botë që më kishte zhytur plotësisht, pasi kisha dalë nga magjia si ëndrra më e bukur, e cila nuk dëshiron të marrë fundndonjëherë. Por nuk harrova asnjë nga ndjesitë e shumta që më ngritën në qiell dhe më zbritën në tokë, ku më duhej të mbetesha cerebrale, përtej pafundësisë poetike nëpër të cilën rrodhi teksti i romanit. „Fjala e fundit…” është një libër i heshtur, por thellësisht prekës, një libër vetmie dhe soditjeje. Një temë delikate edhe sot, e vendosur mes trishtimit dhe gëzimit, por një pikënisje për të zbuluar një letërsi fatkeqësisht të panjohur për ne, por që me lehtësi të dhimbshme bëhet e jona, si një partner i mrekullueshëm dhe i pakërkuar, që gjatë gjithë kësaj kohe na priti me durim. Aq sa në fund të leximit, neve, lexuesvetëThanasMedit të na mbetet gëzimi i shkëlqimit si një shkëndijë. Por pavarësisht temës, ThanasMedi është i sinqertë, i thellë, i flaktë dhe i përgjegjshëm, duke i asumuar idetë me pasionin admirueshëmtë një autenticiteti reflektues. Ai është gjithashtu një shkrimtar i jashtëzakonshëm imazhi. Në të gjitha tekstet e tij, por veçanërisht në „Fjalën e fundit”, imazhi rritet si një farë e vetvetes, duke vijuar për të sugjeruar një botë të brendshme, për ta justifikuar atë emocionalisht, për t’i dhënë një konturdelikat, të veçantë. Pas gjurmimit të degëve të këtij konturi, autori i përshtat ngjyrat, përcakton intonacionet, në mënyrë që syri i lexuesit të bjerë gjithmonë mbi imazhin sovran. Ky imazh mund të jetë çdo gjë, por mua romani më ka mbetur në mendje si një fotografi. Një e shenjtë, e bërë në një mjedis të ngarkuar etnografikisht, ku fytyrat mbeten magjepsëse. Tëtë gjithë personazheve, por sidomos të plakave. Vllehët do ta kuptojnë më së miri pse u ndala tek plakat. Ato përfaqësojnë shtyllën e shtëpisë në botën vllahe. Ato kanë ruajtur dhe përjetësuar traditënduke edukuar fëmijët, por, mbi të gjitha, kanë mbajtur gjithmonë çelësin e kutisë së vlerave, të pamohueshme, që do të thoshte gjuhë! Fytyra të një kombi të lashtë, që vjen nga përjetësia dhe shkon në amshim. Të gdhendur nga koha. Diçka i lidh, por ato janë të individualizuara në mënyrë perfekte secila.Padyshim që kjo foto në mendjen time është një dokument i çmuar etnografik, por mbi të gjitha një kryevepër artistike dhe ngaqë termin roman e kam zëvendësuar paksa me fotografinë, në fakt kemi të bëjmë me një kryevepër letrare. Epo, ky imazh nga perceptimi im sot, u hap në histori, u bë një histori dhe kështu mori jetë. Është thënë se romani i përket vllehvetë malit, se bëhet fjalë për zakone të lashta, se bëhet fjalë për një dashuri të ndryshme, të pastër dhe të pazakontë ose për mospërmbushjen e saj dhe në të njëjtën kohë një dashurie madhe dhe e përgjithshme, por ky roman ka një temë tjetër, përtej solemnitetit që nuk përjashton të natyrshmen, përkatësisht familja. Dhe këtu, loja dhe dashuria, përkëdhelja dhe gëzimi i njeriut dhe dashuria e pakufishme për një vajzënga të gjitha drejtimet, përshkojnë çdo faqe të librit dhe shkojnë përtej imazhit. Epoka është e zënë tërësisht nga njerëzit. Bota rurale, jeta malore që autori përshkroi është një jetë e ndershme, eksponent i së cilës vazhdon të jetë ai vetë edhe sot. Të gjitha sekuencat e imazheve, si një film artistik, janë të theksuara në këtë botë. Një botë koherente, e brishtë dhe e bukur në varfërinë e saj. Një botë bardh e zi, e qartë. Një botë në të cilën njeriu dhe natyra nuk u ndanë derisa gjithçka që e dallonte nga shumica u bë e zakonshme, identike. ThanasMedi i kap të gjitha esencat e kësaj bote dhe i ofron asaj të vërtetën e të paharrueshmes, dhe sytë tanë shohin se kjo botë ka ekzistuar. Detyrimi i kujtesës e përcaktoi t’i ngarkonte imazhet me një lirikë, që do të doja të besoja se nuk është vetëm ajo e supozuar nga melankolia se e gjithë ajo botë ka vdekur. Është lirik në prozë sepse është gjithëpërfshirës dhe jo sepse idealizon. Nuk e kam zakon të citoj nga teksti i dikujt, por të analizoj talentin, gjuhën, sintaksën, retorikën, mjeshtërinë e autorit dhe prandaj do të vazhdoj t’i referohem këtyre aspekteve. Këtë e bëj edhe nga këndvështrimi i perceptimit të ndryshëm, nga pozicioni i të huajës, si kombësi, por jo si realitete të paraqitura dhe as si vështrim i jashtëm njohjeje apo kuptimi i fenomenit vllah, si dhe nga kuptimi i përkthyesessë autorit më të vështirë. Tepër i vështirë për t’u përkthyer, por edhe më i vështirë për t’u sjell me gjithë plotësinë e tij të ndjenjës, të zgjedhjes së leksikut më të vështirë dhe njëkohësisht autentik të gjuhës shqipe, në të cilin, me një dashuri pa kufi, vazhdon të shprehet. Dashuria për kombin, për përkatësinë etnike nga vjen, është e barabartë me respektin, përkushtimin ndaj vendit dhe gjuhës në të cilën ai ka lindur, mësuar dhe formuar, dhe ky patriotizëm i shkrirë apo i ndërthurur mes asaj sekush jam dhe asaj se çfarë jam, më ka magjepsur deri në lot…  Lotët e një sublimi që buronin nga shndërrimi im si qenie në rolin e shqiptarit me origjinë vllahe, i pashitur në parime, në ndjenja dhe as në krijim, sepse kujtoj edhe një herë gjuhën me të cilën shkruan, thesarin gjuhësor që e nxori në dritë nga Lunxheria, ngaDhoksati, i cili e përkufizoi atë si qenie. Dhe përtej qenies, e vendosi si njeri dhe personalitet i letërsisë në raftin e parë të librave fisnikë.

I theksoj konsideratat e mia për gjuhën shqipe, në të cilën autori krijon, sepse shpesh pyesim veten se çfarë është një gjuhë e vdekur? Gjuha e përdorur sot,  – dhe jo vetëm shqipja, sepse nëpër këtë proces zëvendësimi me terma të huazuar ne dem te leksikut autokton, kalojnë shumë nga gjuhët e dheut dhe mendoj se çdo shtet lufton për të ruajtur origjinalitetin e tij – nuk kaasgjë për të bërë me fondin e pasurisë së saj leksikore dhe sintaksore. Me ThanasMedin ndodh e kundërta ose gjithsesi, krejtësisht ndryshe, sepse, siç thashë, si përkthyese u befasova këndshëm kur konstatova se nga mbi 90.000 fjalët e romanit, asnjëra nuk ishte e huaj. Dhe pasuria e një gjuhe ndonjëherë qëndron në shprehjet e saj të papërkthyeshme! Ndoshta pas njëqind vjetësh, në nivel evropian, do të ketë vetëm disa gjuhë që do të fliten, sepse asnjë gjuhë nuk do të mbijetojë vetëm sepse ka një shkrimtar të madh, pavarësisht se kush është ai. Kam të njëjtin mendim për gjuhën time amtare, e cila është në të njëjtin rrezik për të humbur vitalitetin dhe të shkojë drejtë vdekjes, dikur në të ardhmen.

Por, një gjuhë e gjen vitalitetin e saj në mjedisin e krijimit kulturor, gjë që për habinë dhe gëzimin tim, ThanasMedi e arriti përmes kësaj kryevepre, të cilën e lexova si art të pastër. Gjuha që ai përdori në „Fjalën e fundit”, por jo vetëm, është një emblemë, është kopshti i një elite, duke rikthyer dhe duke vënënë qarkullim fjalë të gjalla dhe të lira, që ende kanë fuqinë për të krijuar botë.

Nga ana tjetër, ThanasMedi është një nga shkrimtarët që lidhet me realitetin e vetëdijes së tij, me përmbajtjen e tij psikologjike, sepse çfarëdo që të bëjë, ai mund të shkruajë vetëm me ndjesitë e tij, me imazhet e veta.

Teknika e tij narrative, por sidomos bota e tij e brendshme, nuk shpërbehet në një rrjedhë gjendjesh që ekzistojnë në vetvete. Autori i shpalos këto gjendje për aq sa të krijojnë një kuptim, të çojnë në një sens të caktuar. Me të njëjtin qëllim, ai përdor rrjedhën e kujtesës së pavullnetshme që e përcakton atë si shkrimtar. Nxitja e rrjedhës së kujtesës është një proces i konfigurimit të botës së brendshme të personazheve të saj, i strukturimit të saj. Rimëkëmbja e së shkuarës urdhërohet nga një dominim i brendshëm i së tashmes që i jep asaj koherencë.

Dhe në këtë mënyrë,ThanasMedi bëri që romani i tij të mos jetë vetëm për dashurinë, apo vetëmpër harresën për shkak të zhdukjes, por rrëfimi i një procesi të ndërlikuar të bërjes dhe hierarkisë së brendshme sipas dy përvojave themelore: përkatësiatek botae përshkruar dhe klithmae mbytur, ose ndoshtae shprehur me zë të lartë, që populli i tij të mos humbasë nëpërmjetharresës, sepse vdesin vetëm ata që ne i harrojmë. Atributi i parë dhe më i fortë i përkatësisë ndaj një kombi i përket kulturës në të cilën jeton njeriu, edhe nëse kjo ndodh deri në një moment të caktuar, por mjaftueshëm  për të pretenduar se vjen prej andej. Ai nuk është vllah vetëm nga gjaku, por edhe nga kultura dhe gjuha. Prandaj edhe romani „Fjala e fundit” ka vlerën e një manifesti dhe sot mund të them se zbulova tek autori një ndërgjegje shembullore, të aftë për të nxjerrë në pah pikat e detyrueshme të respektit për veten e një kombi. Një kujtim meditativ, një ndjenjë e rrallë e përgjegjësisë individuale, që gjendet ballë për ballë me fatin e bashkësisë përkatëse e shndërron temën vllahe në një arsye për të menduar e për të ndjerë dhe në drejtim tëdetyrës për t’u përmbushur në emër të origjinës. Me çdo sekuencë të re të rikuperuar nga e kaluara, zëri i autorit u objektivizua, u hap, duke pasqyruar ngjarjet e rindërtuara, efekti përfundimtar duke qenë ai i një afresku të gjallë e të drithërues. Atmosfera, kostumet, rekuizita e periudhës janë rindërtuar me kujdes nga autori – restaurues.

Kushdo që ka lexuar të paktën një prozë të ThanasMedit,kupton që në rreshtat e parë cilësinë. Shkrimi i tij është një pastë e trashë, që nxjerr në sipërfaqe një mori elementësh të përbërjes së saj: kujtime personale, ëndrra, mendime, ndjenja, dëshira, zhgënjime, perceptime, personazhe, polemika. Shkrimtari shpesh sillet si një udhëtar i vetmuar, përballë të cilit male, fusha, liqene, tufa bagëtish, tufa delesh, lule, bimë, zogj, njerëz ndjekin njëri-tjetrin me shpejtësi. Secili element i këtij kaleidoskopi na dërgon edhe ne, lexuesit, në kujtime nga kohët e tjera, ngjarje, personazhe, lokalitete me të cilat na lidh diçka ose thjesht admirojmë atë që kemi në atë moment në sytë tanë.

E gjithë vepra e ThanasMedit është e rafinuar, me një frazë të përpunuar, shembullore në formë, plot kuptim dhe vazhdimësi e kthjelltësisë së mendimit. Stili i tij është një ftesë për të rigjallëruar letërsinë, për rilindjen e gjuhës me të cilën shkruan dhe për të shpëtuar gjuhën e etnisë së tij, pa paragjykime, me mendje të kthjellët, me premtimin për të zbuluar shumë thesare ende të fshehura të shpirtit. Një stil si një liturgji, por plot kuptime të fshehura, që kërkon ta lexosh me kujdes dhe në heshtje, sepse bota për të cilën shkruan ThanasMedi, në thelb është e heshtur.

Personalisht, shkrimin e autorit e shikoj si një ushtrim mendjemprehtësie, inteligjence dhe ndjeshmërie, nga i cili të gjithë do të kenë përtë përfituar.

Ndonëse nuk përdori veten e parë për të shkruar romanin „Fjala e fundit”, ai është aty, në atë përzierje konfuze dhe piktoreske të situatave absolutisht reale dhe të larmishme me hipostaza përfytyruese, të cilat në fakt janë subjektive. Personazhet, me emra të modifikuar, janë emra të përveçëm nga realiteti i rreptë dhe intim i autorit, por për njohësit… të deshifrueshëm.

Pyesja veten pse „ përshpirtje e fundit”, meqë përmasat e të menduarit të tij tejkalojnë  piktoresken, politikën, letërsinë. Kumbimi i britmës së tij priret të sensibilizojë humanizmin e secilit prej nesh, atyre që ende dëgjojnë dhe ndjejnë tinguj zie që burojnë nga fyelli apo zëri i bariut, ndërsa i hapemi njëri-tjetrit në takime dhe diskutime të mrekullueshme për historinë dhe letërsinë, dhe ku ato vetë mësojnëpër paraardhësit dhe pasardhësit.

E përfundoj me ndjenjën se diku në thellësitë e shpirtit tësecilit prej nesh, ky libër do të mbetet i dridhur si flaka e një kandili dhe do të ndihmohet nga të gjithë ne që të mos „përkulet”. E përdora këtë folje, sepse arumuni nuk thotë asnjëherë„shuhet”, për të mos i fikur kandili (s-nu li si astingăcandila), pra, të mos vdesë!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular