Jo vetëm një herë e parë në një Kampionat Europian, tani mund të ketë edhe një herë të parë në një Kupë Bote. Maqedonia e Veriut po shkruan historinë e futbollit teksa ka arritur për herë të parë të kualifikohet për zonën playoff të Botërorit, pra praktikisht janë vetëm 2 ndeshje të tjera që skuadra ballkanase të shkojë në Katar vitin e ardhshëm.
Në “Toshe Proeski” të Shkupit, skuadra e drejtuar nga Blagoja Milevski bëri detyrën duke marrë fitoren që i duhej dhe me 3 shqiptarë në fushë mposhtën 3-1 Islandën.
Lojtari shqiptar, Ezgjan Alioski hapi serine e golave në minutën e 7’ me një gol të bukur me të majtën ndërsa në 55’ Borsteinsson futi frikën për vendasit me barazimin 1-1.
Maqedonia u hodh sërish në sulm dhe me një Elmas fantastikë, që shënoi 2 herë arriti të fitonte duke siguruar në mënyrë historike një vend në playoff. Një shembull padyshim për t’u marrë ekipi maqedonas në futboll ku një vend kaq I vogël po bën mrekulli, falë edhe shqiptarëve në fushë dhe një shqiptari në krye të Federatës
Fitorja e Rumanisë në këtë grup ishte e kotë pasi Maqedonia fitoi duke i lënë rivalët pas në vendin e tretë./Ora News/.