Një zjarr ka rënë mbrëmjen e kësaj të hëne në katin e pestë të një pallati. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Përmetit”, ku për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.
Blutë e kryeqytetit thonë se menjëherë është bërë evakuimi i banorëve të pallatit, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve.
“Me datë 15.11.2021, në rrugën “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në katin e pestë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.