Atentati në “Astir”, po verifikohen tabulatet telefonike të Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit. Dyshohet se ishin 3 autorë

1
335

Erigers Mihasi dhe Armando Dumani mbetën viktima të një atentati mafioz në zonën e “Astirit” në kryeqytet 2 ditë më parë, më 13 nëntor.

Burime bëjnë me dije se grupi i hetimit i ngritur për ekzekutimin e tyre po vijon kontrollin e aparateve celulare të viktimave

Dyshimet janë se dy të rinjtë janë kontaktuar për të lëvizur rreth zonës së Astirit. Deri më tani, nga vëzhgimi i tabulateve nuk është përftuar asgjë konkrete.

Dyshimet janë se dy të rinjtë janë kontaktuar për të lëvizur rreth zonës së Astirit. Deri më tani, nga vëzhgimi i tabulateve nuk është përftuar asgjë konkrete.

Po ashtu një sërë kamerash sigurie janë sekuestruar dhe ka nisur vëzhgimi i tyre pranë vendit ku është djegur automjeti tip “Toyota” me të cilin lëviznin autorët.

Sipas Ora News, sekuestrimi i kamerave ka ndodhur edhe përgjatë autostradës Tiranë-Milot dhe zonave përreth.

Ndërkohë, sa i përket vendit të ngjarjes, pranë “2 Rrathëve”, momentet e atentatit janë filmuar nga kamerat e një firme ndërtimi që po bën punime në rrugë, por deri në këtë fazë të hetimit, nga analizimi i pamjeve hetuesit nuk kanë arritur të krijojnë identitetet e autorëve që dyshohet të kenë qenë 3, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi.

Deklaratat e personave të shoqëruar në polici nuk kanë sjellë përfitime për të bërë të mundur identifikimin e autorëve apo pistë konkrete, ç’ka do ishte një provë e mirë për policinë në thellimin e hetimeve.

Dyshimet janë që vrasja të ketë ardhur për shkak të përplasjeve mes bandave si dhe dyshimet se njëri prej viktimave ka qenë i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale. Burime bëjnë me dije se ndonëse disa persona janë në lupën e hetimeve të policisë, është ende herët për të përcaktuar nëse janë apo jo pjesë e vrasjes së dyfishtë që tronditi kryeqytetin.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: startnews.news/2021/11/16/atentati-ne-astir-po-verifikohen-tabulatet-telefonike-te-erigers-mihasit-dhe-armando-dumanit-dyshohet-se-ishin-3-autore/ […]

Comments are closed.