Nga Endri Hasa
Ka dy muaj që demokratët në çdo qark të Shqipërisë janë nën presion për tu shprehur për një vendimarrje që nuk lidhet me ta, që nuk e fabrikuan ata, që nuk e dëshironin ata, por që më së shumti cënon interesin dhe bindjet e tyre.
Retorika fyese përtej çdo limiti politik dhe njerëzor brenda familjes tonë politike tentoi këto muaj të turbulloi zemrat dhe mendjet e demokratëve. U sfiduan institucionet e partise përmes vendimarrjeve arbitrare, që për herë të parë mbylli në një kuti të errët, besimin e dhënë nga ata që mendojnë ndryshe në Parti.
Thirrja e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor është një çlirim për çdo demokrat që në këto dy muaj i ka bërë pyetjen vetes “Përse nuk po mblidhemi?”. Të gjithë duhet të jenë krenar që familja jonë politike po zgjedh të jetë e lirë përballë alternativës për tu bunkerizuar përmes një lufte imagjinare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Demokratët do të kenë kohë dhe mundësi përgjatë këtyre javëve deri në 18 dhjetor të kuptojnë qartësinë e vendimeve të lidershipit të Partisë Demokratike deri më sot.
“Mjegulla” do të bie dhe demokratët do të shohin shumë qartë se do të ketë vetëm një Kuvend Kombëtar sepse ka vetëm një Parti Demokratike