BallinaAktualitetPolicia nxjerr foton/ Ky është monstra që vrau të miturin në Fier,...

Policia nxjerr foton/ Ky është monstra që vrau të miturin në Fier, ja problemet familjare

spot_img
spot_img

Personi që shihni në foto është Klodian Çalamani, 38-vjeçari që mori peng dhe më pas groposi vogëlushin tetëvjeçar në oborrin e banesës së tij.

Denoncim i bërë nga e ëma e fëmijës vuri në lëvizje policinë dhe se kamerat e fshehta nxorën në pah se vogëlushi po i jepte bicikletës së autorit monstër, e kjo çoi menjëherë në kapjen e 38-vjeçarit.

Pasi e ëma Florida Vllasiu ishte lajmëruar për mungesën e të birit, ka vënë alarmin duke shkuar në Komisariatin e Fierit, ku në orën 15:30 ka firmosur denoncimin për zhdukjen e tij.

Por mesa duket për të miturin ishte tepër vonë. Duke marrë parasysh faktin që 38-vjeçari ishte i fundit që u pa duke komunikuar me të miturin, Policia shkoi së pari në banesën e tij. Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, ai ka pranuar vrasjen e të miturit, duke treguar edhe vendin ku e kishte mbuluar me baltë në oborr dhe se e ka goditur me lopatë. 38-vjeçari kishte probleme, familja i ishte ndarë. E ëma jetonte në Maqedoni, ndërsa babai dhe i vëllai ndodhen në burg në Greqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular