“Berisha do bunkerizim, ilegalitet, destabilizim te PD”, Basha mesazh te forte per Berishen: Jo strutkura paralele. Do te zbatoj statutin per shkeljen e vendimit te kryesise
Lulzim Basha tha ne takimin me kryetaret e degeve te PD se vota e kryesise i dha pergjigje kujtdo
që dyshonte në procedurat demokratike në parti. Basha tha se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky kuvend ne dalim te bashkuar, partner te palekunder te SHBA dhe BE. “Do te beje Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do te ngrejë struktura paralele? Ka thene qe nuk e njeh Kuvendin e dates 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgje legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qellimi eshte ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD.
Por veprimet ilegjitime, tentativa per bunkerizim, demtimi I interesave elektorale dhe politike te PD, e kane pergjigjen ne Statut.
Dhe do ta zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesise se Partise, fatin e ka te caktuar nga Statuti i Partise, perfshire ketu edhe Sali Berishen.
Boll eshte boll. Asnjë anëtar nuk eshte mbi Statutin dhe nuk eshte mbi te tjeret.”- u shpreh Basha.