Një ngjarje e rëndë vjen nga Durrësi, ku një 24 vjeçar ka vdekur duke varur veten në shtëpi.
Sipas njoftimit të policisë, trupin e pajetë të të riut e ka gjetur i ati i viktimës
Njoftimi i policisë:
Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur pa shenja jete babai i tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.