BallinaAktualitetSkandali, kryebashkiaku socialist, vizion të ri me rrugët me beton dhe pa...

Skandali, kryebashkiaku socialist, vizion të ri me rrugët me beton dhe pa asfalt! Shpërthejnë komentuesit: Hajdutë!

spot_img
spot_img

Nuk kanë sosur çudirat shqiptare nga ana e të zgjedhurve lokalë. Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla me anë të një status në rrjetet sociale ka promovuar një nga “sukseset” e punës së tij, të shtrimit të rrugës së fshatit Zogë në Dragu.

“Në lagjen Zoge në #Dragu. Bashkëpunuam me banorët për rrugën malore, e cila prej kohësh përbënte një problem të madh për lëvizjen e kalimtarëve. Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, #BashkiaBulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës. BashkiaBulqizë do të jetë e gatshme për çdo partneritet me banorët, pavarësisht natyrës së iniciativave të prezantuara. Bashkë për Bulqizën tonë!♥”, shkruan Alla.

Po rruga është një skandal, pasi nuk i ka as parametrat minimale të kërkuara. Në fotot e publikuara vihet se janë shtruar dy rripa betoni dhe në mes është lënë toka si gropë për të kulluar uji. Pavarësisht se  shkruhet se është rrugë për këmbësorë ajo duket se do t’i shërbejë makinave.

Por ky postim ka shërbyer që komentuesit të shpërthejnë në të shara, duke e cilësuar këtë investim si pjesë e abuzimeve me fondet.

“Për faqe të zezë,në Kosovë edhe rrugët e lagjeve janë të shtruara se jo me rrugët e fshatrave, hajduta”, shkruan një komentues. Ndërsa një tjetër shprehet me ironi: “Ju lumshin duart se e paskët shkri me këtë punim të jashtëzakonshëm”.

“Nuk mund të tallesh me shumë se kaq me shqiptarët. Nuk mund të jesh më qesharak se kaq me njerëzit”, shkruan një tjetër. Kjo veç se është skandal, por edhe një tallje me banorët e zonës dhe me paratë e taksapaguesve.

Çudirat shqiptare/  Skandali, kryebashkiaku socialist, vizion

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular