BallinaKronikeVIDEO/ Zjarr në një pallat në Fresk, evakuohen banorët. Shihni si digjet...

VIDEO/ Zjarr në një pallat në Fresk, evakuohen banorët. Shihni si digjet apartamenti

spot_img

Zjarr në një pallat në zonën e Freskut, në Tiranë. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ‘Thesarit’. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se në vendngjarje janë 3 zjarrfikëse. Ndërkohë po bëhet evakuimi i banorëve të pallatit

Flakët kanë përfshirë një apartament në katin e dytë, ku fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të bllokuar brenda.

Nga zjarri, raportohen dëme materiale, ndërsa flakët nuk janë vënë ende nën kontroll.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular