BallinaKronikeVrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Dëshmia shokuese e banorit: Çalamani më ka...

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Dëshmia shokuese e banorit: Çalamani më ka përdhunuar gruan

spot_img
spot_img

Detaje të reja që vërtetojnë se vrasja makabre e ndodhur ditën e djeshme në Fier ishte ‘e paralajmëruar’,  kanë dalë në dritë. Sipas dëshmive të banorve të fshatit Çalamani, autori i një prej krimeve më të rënda të ndodhura në vendin tonë, ishte i rrezikshëm dhe shqetësim për komunitetin. Banorët e përshkruajnë si shumë problematik dhe thonë se më herë ka kryer edhe dënim me burg

Në dhjetëra dëshmi të dhëna nga banorë, të njohur, dhe të afërm të 8-vjeçarit në Fier, thuhet se Çalamani gjatë gjithë kohës mbante me vete thika dhe hanxharë, por kjo nuk ka shkuar as në veshin e policit të zonës, dhe as te strukturat e tjera shtetërore. Një banor tha për mediat se Çalamani i ka përdhunuar gruan dhe e ka denoncuar për këtë ngjarje të rëndë. Pavarësisht denoncimit në polici ai nuk ishte arrestuar, pasi sapo kishte dalë nga burgu, nën akuzën e rrëmbimit të një të miture, që ka ndodhur në vitin 2006. Bashkëshorti i gruas në fjalë kërkon që 38-vjeçari të dënohet me vdekje për krimin që ka kryer dje.

“Të tëra të këqijat i ka. E kam djalin e mikut tim. Ka qenë problematik, i ka të gjitha moralet e këqija, kurvar, hajdut. Siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kemi përzënë nga shtëpia, qe kam çuar dhe në polici. Më ka bërë edhe mua një gjest te shtëpia. Donte të përdhunonte gruan time, ka ndodhur pasi dola nga burgu edhe vetë. Ai të tëra të këqijat i ka. Më përdhunoi gruan, çfarë do të bëjë më. Ai është kriminel, do varur, ligji ti japë firmat e të gjithë fshatit”, tha banori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular