BallinaKryesoreBasha i përgjigjet presidentit: Meta, Berisha e Rama karusel që duan të...

Basha i përgjigjet presidentit: Meta, Berisha e Rama karusel që duan të mbajnë peng Shqipërinë

Pasi e quajti pjesë të trekëndëshit të Bermudes së tranzicionit shqiptar, Lulzim Basha tashmë Ilir Metën e quan “karusel” që bashkë me Ramën e Berishën kërkojnë të ruajnë statuskuonë për interesa personale.

Basha lë të kuptohet se do të jetë një drejtues politik antisistem kur thotë se platforma e tij në krye të PD-së do ti japë fund tranzicionit

Intervista e Kryetarit te PD-së Lulzim Basha u dha per gazetarin Everest Dedaj.

Pjese nga intervista

Ora News: Zoti Berisha ka një argument të fortë. Faktin që ju nuk keni sjellë PD-në në pushtet.

Lulzim Basha: PD më 25 prill ka bërë një ndër betejat më të forta të saj. Ka nga ata që thonë betejën më të madhe të saj. Argumenti më i fortë është se këto mbeturina të tranzicionit që marrin formën në aleancën e pushtetarëve apo të ikurve nga pushteti, faktorëve të krimit të organizuar dhe oligarkëve ky karusel nuk do të ndalet do të vazhdojë.

Ka 30 vite që e mban peng  Shqipërinë. Ndaj sot ballëpërballë ndodhet PD. Unë si kryetar i zgjedhur me një anëtar një votë me një garë transparente i vendosur të çoj para një aksion politik të shpallur para shqiptarëve e të konkretizuar me nisma nga komisionet hetimore tek ndryshimet kushtetuese dhe me vendimin për të konkretizuar platformën qytetare për demokracinë që është vendim kryesor i të hënës. Do të jetë një nga temat kryesore të kuvendit të 18 dhjetorit. Nga ana tjetër fijet e dukshme dhe të padukshme që bashkojnë tre faktorë që kanë kontrolluar 30 vite tranzicion pavarësisht se kanë qenë në pushtet apo opozitë.

Dua të bëj fare të qartë se beteja nuk është me personin por fenomenin e një individi kushdo qoftë. Kundërshtari i shqiptarëve e i të ardhmes së tyre, Edi Rama, Sali Berisha, apo kushdotjetër që mendojnë se janë të barabartë se të barabartët. Janë mbi ligjin. Mbi statutin e partisë. Se formacionet e tyre politike nuk janë familje që bashkohen nga vlera  por vegla që mund të përdoren për të marrë apo mbajtur pushtetin në kurriz të të ardhmes shqiptare.

Kjo është beteja që po përvijohet. PD e lindur për tu përballur në emër të gjithë shqiptarëve me një pakicë në vitet 1990 dhe përsëri PD pas 30 vitesh e bashkuar me të gjitha forcat e gjalla për ti dhënë fund 30 viteve tranzicion një karuseli me të njëjtët aktorë që sillen e vërviten ndërsa një pakicë pasurohet dhe një shumicë varfërohet.

Ora News: Treshja e Bermudes keni thënë por presidenti tha që do të japë përgjigje për 4 çështje kryesore?

Lulzim Basha: Nuk ka pikë diskutimi që në përpjekje për të zhveftësuar betejat e jashtëzakonshme që PD ka kryer dhe unë kam drejtuar në emër të saj e shqiptarëve kemi kundër një makineri të tërë propaganda, gënjeshtrash, spekullimesh të pacipta. Nuk më habisin shumë prej tyre. Jam habitur ditët e para kur i kam dëgjuar nga goja e Sali Berishës por tani nuk më habit asgjë. Asgjë nuk lëkund vendosmërinë time për të bërë bashkë me demokratët e shqiptarët që duan ndryshimin e ndalur përdhunshëm më 25 prill në betejën për të ardhmen e tyre për tu përballur me ata që duan statuskuonë.

Për hir të statuskuosë që kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë edhe kur janë në qeveri edhe në opozitë duan ta mbajnë karuselin në lëvizje. Trekëndëshi i Bermudes është trekëndëshi ku humbet e përthith gjithçka që i duhet këtij vendi

Kjo është një betejë mes të shkuarës e së ardhmes dhe ju garantoj që jam i vendosur të ec përpara e jo të kthej sytë nga e shkuara./ORA NEWS

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular