Një konflikt mes dy shoferëve të dy automjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz. Nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri. Policia ndodhet në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe po punon për të sqaruar rrethanat e saj.
“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:10, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamzë, janë konfliktuar drejtuesit e dy mjeteve, shtetasi I. I., 23 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër ende i paidentifikuar.
Nga shërbimet e Policisë po punohet për identifikimin e drejtuesit tjetër që është larguar nga vendngjarja. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia.