BallinaKryesoreBerisha: Azem Hajdari do shpallet ‘President nderi i përjetshëm’ i PD. Ju...

Berisha: Azem Hajdari do shpallet ‘President nderi i përjetshëm’ i PD. Ju me të drejtë rikujtuat 1997-ën, unë u them të gjithë demokratëve se…

spot_img
spot_img

Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se në Kuvendin e 11 dhjetorit, që ai e ka thirrur Azem Hajdari do të shpallet ‘President nderi i përjetshëm i PD’.

Deklarata u bë gjatë foltores me demokratët e Librazhdit, ku ndër të tjera Sali Berisha u shpreh se një nga shkaqet themelore të dështimit 8-vjeçar të kësaj force politike është largimi i PD nga shtyllat kryesore të saj.

Sipas Berishës, në vitin 1997 Partia Demokratike mbijetoi falë të përndjekurve politikë.

“Kam kënaqësi t’ju informoj ju dhe të gjithë demokratët se në Kuvendin e datës 11 dhjetor, tribuni i pluralizmit shqiptar, themeluesi i PD, Azem Hajdarti do shpallet President nderi i përjetshëm i kësaj partie.

Së dyti, e vërteta është se në një analizë të ftohtë një nga shkaqet themelore të dështimit tonë 8-vjeçar, pa asnjë diskutim është largimi i PD nga shtyllat kryesore të saj, ekzistencës së saj, të përndjekurit politik, pronarët dhe vlerat kryesore të forcave konservatore, familja, dinjiteti njerëzor, prona dhe interesi kombëtar.

Ju me të drejtë rikujtuat 97, unë u them demokratëve se nëse PD mbijetoi në 97, mbijetoi parasëgjithash dhe mbi të gjitha nga mbështetja e të përndjekurve politik. Ata qëndruan të pamposhtur. Asnjëherë nuk harroj unë figurat e tyre, nuk harroj qëndresën e tyre. Ata ishin të palëkundur, Ishin të pamposhtur. I pamposhtur ishte Pjetër Arbnori, Ali Spahia. Në fund të fundit ishte periudhë e vështirë, u bë gjithçka që ta asgjësonin PD. Pse? Sepse ata nuk i falnin PD rrëzimin e diktaturës”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular