BallinaKronikeNjë 59-vjeçar serb vret me thikë bashkëshorten e tij shqiptare, si nisi...

Një 59-vjeçar serb vret me thikë bashkëshorten e tij shqiptare, si nisi konflikti në banesën e çiftit

spot_img
spot_img

Një 59-vjeçar serb ka vrarë gruan e tij shqiptare. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në qytetin Innsbruck të Austrisë.

Sipas policisë 59-vjeçari sulmoi me thikë gruan në banesë, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas austriakes, “Kronen Zeitung”, Policia u lajmërua rreth orës 9:30. Me të arritur, në banesën ku jetonte çifti, gjetën në dysheme trupin e pajetë të një gruaje.

“Të gjitha tentativat për të shpëtuar gruan rezultuan të pasuksesshme”, tha kryeprokurorja Katja Tersch.

Arma me të cilën është kryer vrasja është një thikë kuzhine, ndërsa autori u gjet në banesë dhe u arrestua menjëherë. Ai nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit.

Sipas gazetës austriake, shkak i këtij krimi ka qenë një sherr mes bashkëshortëve.

Hetimet për këtë rast i ka marrë shërbimi kriminal, ndërsa pritet të kryhet autopsia e viktimës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular