Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe përpos kategorisë së shoferëve që do të futen në ritestim në momentin që do të shkojnë për të rinovuar patentën, gjatë intervistës mbrëmjen e sotme në “ABC” sqaroi se çfarë do të ndodhë me drejtuesit e makinave që humbin të gjitha pikët e lejes së drejtimit si pasojë e shkeljeve.
“Në 2020-2021 janë kthyer për ritestim, këtu nuk kemi të bëjmë për rinovim leje drejtimi por ata që kanë humbur të gjitha pikët në patentë, 661 persona dhe nga këta vetëm 457 kanë rifituar të drejtën dhe 204 të themi, injorantë, piratë, njerëz që nuk kanë mësuar asgjë dhe nuk kanë treguar asnjë lloj vullneti për të rritur dijet e tyre për të marrë testin.
204 individë nuk e kanë marrë lejen e drejtimit dhe i kemi hequr nga rrugët në 18 muajt e fundit, vazhdon pjesa e kamxhikut për pjesën që është për ritestim. Gjithë kjo kategori që ju përmenda që është për miratim, që 1/3 që nuk e merr lejen e drejtimit që kanë ikur nga rrugët nuk do të vijnë për ritestim vetëm në Drejtorinë e Transportit për test teorik, por do të fillojnë nga e para në autoshkolla riedukimi për pjesën e atyre që e humbin lejen e drejtimit” tha ai.
Por çfarë ndodh me qytetarët që u ka skaduar patenta prej më shumë se tre vitesh dhe nuk e kanë rinovuar? “Kategoria e dytë që do të ishte pjesë e “pit stop”-it edukativ (si në rastin e testit në momentin e rinovimit të patentës) janë ata që u ka skaduar patenta vite më parë dhe u ka kaluar tre vite që nuk e kanë rinovuar. Këta do të jenë si ata të kontingjentit të shkelësve për të rifreskuar aftësitë e tyre” përfundoi Gonxhe./