BallinaKryesoreFlamur Hoxha: Pse nuk iu bashkova "Foltores". Mirënjohje votuesve dhe i siguroj...

Flamur Hoxha: Pse nuk iu bashkova “Foltores”. Mirënjohje votuesve dhe i siguroj që koha do më jap të drejtë për qëndrimin

spot_img
spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, ka komentuar situatën brenda kësaj force politike, ku në dhjetor brenda 7 ditësh do mbahen dy Kuvende, njëri nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Kryedemokrati Lulzim Basha.

Në një intervistë për Ora News, për gazetaren Matilda Mcini, Hoxha është shprehur se do të vepronte njësoj siç ka vepruar Berisha gjatë këtyre 30 viteve brenda PD.

Flamur Hoxha: Do veproja njësoj siç ka vepruar institucionei Sali Berisha në këto 30 vite brenda institucionit të PD. Nëse në vendin tim si drejtues qarku, deputet i ri në vitin 2021 do të ishte Sali Berisha apo Lulzim Basha do të mbaja një qëndrim, atë të qëndrimit institucional të votës brenda PD. Berisha ka një mbështetje të bazës, të gjithë në ‘Foltore’ , janë anëtarë, simpatizantë, të PD.

Më tej shton se situata në të cilën ndodhet PD, është krijuar pas vendimit që mori Basha për largimin e tij nga grupi i parlamentar i P

Flamur HoxhaMendoj se jemi në një situatë nga një vendim, ndoshta i sakrifikuar i Bashës që mori për largimin e Berishës.

Hoxha tregoi edhe pse nuk mori pjesë në ‘Foltoren’ e Berishës që mbajti para disa javësh në Kukës.

Flamur Hoxha: Unë kurrë nuk do të flas asnjë fjalë të vetme për asnjë anëtar të partisë, apo qytetar. Kjo është ajo gjuha që ndodh rëndomtë në politikën shqiptare. Unë nuk kam dëgjuar asnjëherë asnjë fjalë nga askush për Berishën. Vendimin tim përfundimtar për të mos marrë pjesë, pasi dola në konkluzion se nuk ishte e drejtë që pas ‘Foltores’ së Durrësit  ku pashë një gjuhë të përdorur, nga persona në krah të doktorit për kryetarin aktual, kjo nuk është gjuha e bashkimit. Kam parë nga Basha që ka heshtur.

Flamur Hoxha: Unë jam këtu për ata anëtarë që nuk kanë përfituar kurrë, që e kanë votuar PD dhe kanë bërë një punë të të mirë në çdo fushatë dhe duke u përballur me presione dhe të kësaj maskarade zgjedhore dhe ata ne duhet t’i mbrojmë. Kjo është detyra e liderit historik dhe kryetarit aktual të PD që të gjejnë gjuhën të bëjnë një kuvend që bashkon. Pas Kuvendit dhe nëse ka njerëz që janë konsumuar në PD kjo forcë politike duhet të hapet të jetë më e madhe se sot. Kanë kaluar 30 vjet demokraci.

Sa i përket përplasjeve në PD, deputeti dhe drejtuesi politik i PD qarkut Kukës Flamur Hoxha tha se do të ishte mirë që ata që kanë punuar sa kryetari ose me shumë se ai të ngrinin zërin për krizën në PD nëse ekzistion një e tillë, por po ndodh e kundërta

Flamur Hoxha: Të jeni të bindur që jam ndër ata që i kam thënë kryetarit Basha që PD vjen në pushtet kur në krahun tuaj mundësisht të ketë njerëz që janë sa ju ose dhe më të mirë se ju. E kam thënë dhe do e them gjithmonë sepse mendoj se PD është një anije e madhe, PD nuk duhet të ketë njerëz që zbresin dhe hypin në anije, sikurse nuk duhet të ketë njereë gëzohen që u trazua deti dhe krijuan dallgë në PD dhe kjo forcë politik nuk erdhi në pushtet dhe sot flasin nëpër studio.
Imagjoni në ca rrethi jemi që ata nuk kontributan ose ndikuan dhe me heshtje që PD të mos vinte në pushtet. Askush nuk duhet t’i largohet përgjegjësisë, pasi kur vjen në pushtet të gjithë ndihen të fituar, kur humb askush nuk merr përgjigjësinë dhe përgjegjësia mbetet tek një person. Pse sot e ngrejë zërin dhe jam krenar, sepse nuk është qëllimi im politika. U jam mirëjohës votuesve dhe atyre që nuk iu ka pëlqyer qëndrimi im dhe për faktin që e kemi patriot liderin historik të PD Sali Berisha, por i siguroj dhe të jenë të bindur që koha do të vërtetojë që qëndrimi im i ka shërbyer bashkimit, hapjes dhe zgjerimit të PD me njerëz më të mirë së unë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular