BallinaKryesoreI dërguari i SHBA pritet të vizitojë Kosovën

I dërguari i SHBA pritet të vizitojë Kosovën

spot_img
spot_img

Siç citohet të ketë thënë në një telefonatë që ka zhvilluar dje me kryeministrin Kurti, Gabriel Escobar do ta vizitojë së shpejti Kosovën. Kështu thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga zyra për media e kryeministrisë.

Një bisede telefonike u zhvillua mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Escobarit, i cili njëherësh është i dërguar i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

“Në mbyllje të bisedës, duke theksuar se pret që së shpejti të vizitojë Kosovën, z.Eskobar shprehu urimet më të mira për Kryeministrin dhe popullin e Kosovës. Kryeministri falënderoi z. Eskobar për rolin dhe angazhimin e tij në Kosovë dhe rajon duke i uruar sukses në punën e tij dhe duke i ofruar bashkëpunimin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen e tij që të ketë progres në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Escobar theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e SHBA-së që Kosova dhe rajoni të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Në lidhje me dialogun në Bruksel, ai shprehu mbështetjen e tij dhe përkushtimin që të ketë progres në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kurtit.

Në njoftim thuhet se kryeministri Kurti e ka falënderuar Escobarin për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës.

“Kreu i ekzekutivit kosovar, e ka siguruar Escobarin për “përkushtimin e Kosovës për dialog parimor, ku në qendër është njohja e ndërsjellë. Kryeministri po ashtu theksoi rëndësinë që në Serbi, por edhe në rajon, të ketë ballafaqim me të kaluarën si dhe balancë e simetri në trajtimin e pakicave”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular