BallinaKronikeTre persona të maskuar hynë me armë në një lokal në Lezhë/...

Tre persona të maskuar hynë me armë në një lokal në Lezhë/ Salianji: Dorëzim i plotë i territorit nën kontrollin e bandave. Qeveria e gjunjëzuar para krimit

spot_img
spot_img

Deputeti Ervin Salianji ka reaguar për situatën e kriminalitetit në vend pas publikimit të videos ku tre persona të armatosur dhe me maska hynë në një lokal në Lezhë dhe iu kërkuan disa të rinjve kartat e identiteti dhe më pas u larguan.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ Salianji shkruan se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij është e gjunjëzuar para krimit. Ai shton se institucionet janë treguar inekzistente.

Më tej thekson se pavarësisht vrasjeve mafioze, grabitjeve nuk është parë asnjë masë, por vetëm një dorëzim i plotë, sipas tij i territorit në kontroll të bandave.

Reagimi:

Ndërkohë Shqipëria nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale Rama dhe qeveria e tij është gjunjëzuar para krimit!

Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorrit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rasrin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat!

Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorrit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshem i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me banndat detyrohet dhe të behet zedhenes i tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular