Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij këtë të diel në Korçë. Sipas informacioneve të para, ngjarja është regjistruar në lagjen 17 të qytetit juglindor.
Policia njofton se, shtetasi i identifikuar si Bardhyl Roko, i moshës 70 vjeç nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa mësohet se viktima vuante nga një sëmundje.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./