Përfundimisht sherri i grave është i hidhur edhe kur nuk ka shkak. Gratë e një pallati kanë përfunduar në sherr masiv thanë burime policore, duke treguar se si mëria e dy prej tyre futi në garë për të rrahur edhe të tjerat, si kushërira, halla e mbesa. Kallzimi u mbajt pranë policisë së Farkës dhe denoncuesja e parë ka inicialet F. C.
Ajo ka marrë në telefon policinë kur gjendja ka dalë nga kontrolli dhe kur aty janë mbledhur të gjitha mbështetëset e secilës palë që kanë rrëmbyer hunj e gurë. Kur aty mbërritën dhe meshkujt , konflikti fizik kishte përfunduar ndaj ata i qëndruan larg përplasjes me njëri tjetrin , megjithëse rezulton se vetëm më i vogli , që është djali i njërës nga protagonistet në një moment e ka humbur qetësinë dhe ka ofenduar. Të gjitha këto u mbajtën shënim nga posta e Farkës nën varësi të komisariatit policer numër 1 në Tiranë.
“Po zihem me fqinjën, dhe po përleshemi të gjitha – tha gruaja në numrin pa pagesë të sallës operative. Në fakt ajo e njoftoi policinë mbasi burrat që kishin njoftuar të dyja palët lidhën duart dhe nuk u rrahën si ato. Fqinja sipas veprimeve të policisë ka inicialet T. D. Ajo nga ana e saj tha “ kam pula dhe i mbaj jashtë pallatit dhe po shkoja t’i shikoja. Komshia tha në rast se e ke marrë plakën ta mbash në shtëpi, fute brenda dhe mos na i le nëpër shkallë. Paditësja këmbëngul se mbasi i kërkoi këtë gjë befas fqinja u drejtua për nga ajo dhe i zgjati duart duke e kapur në fyt.
‘ E kapa T. nga bluza, pranë sa erdhi mbesa e saj , pranë meje erdhi mbesa ime, T.. mori një dru të kalbur dhe më qëllloi”- kujton gruaja për përleshjen. Ajo pretendon se ka dhimbje në kokë nga tërheqja e flokëve që secila i bëri tjetrës si dhe të gërvishura në fytyrë
Po është e vërtetë, po ngjisja shkallët- argumentoi gruaja tjetër dhe fqinja më tha : ti ke sjellë një plakë nga fshati dhe ajo na ka bërë magji fëmijëve. Më pas ajo pretendoi se i kam bërë rrobat me baltë, ndaj shkova dhe i futa duart në fyt dhe aty erdhën fëmijët e vëllezërve dhe të motrave për tna ndarë
Kur njëra nga gratë ka marrë një shkop që e goditura e përshkruan si “ hu” , palët mbështetëse nuk kanë hezituar por janë përleshur. Derisa aty janë përfshirë edhe gratë e tjera që janë shtyrë derisa njërën prej tyre e kanë future brenda në shtëpi.
Policia detajon për gazetën Si se mbasi u rrahën gratë morën në telefon burrat dhe fëmijët duke deklaruar “ hajdeni se jemi zënë”. Më pas konflikti u raportua në polici. Kur në sherr janë përfshirë edhe burrat, njëri ndër ta që është djali I gruas së sulmuar, ka ofenduar fqinjën që pretendonte se po shkonte tek pulat “ se ti je e sëmurë mendore”. Policia mbërriti dhe shoqëroi dy gratë duke udhëruar ekspertizën. Njëra me inicialet F.C ka dëmtime në hundë dhe thotë se ka dëmtime në qafë. Tjetra thotë se ka dhimbje koke dhe kishte patur gjakrrjedhje nga hundët por ja kishte fshirë mbesa .
Policia tha se mbasi i ka qetësuar, agjentët janë rikthyer për t’i marrë në pyetje. Ajo që pranoi se i kishte future duart në fyt kësaj radhe e ka mohuar por veçse është justifikuar “e shtyva” , ndërsa tjetra që gjeti një shkop e përshkroi “ ishte i kalbur dhe u thye’
Policia e pyetur nga gazeta Si për shkaqet e grindjes pranoi se ka kërkuar motivet e vërteta të konflikteve mes dy grave. Në këtë pikë ato kanë qenë njëkohësisht të sinqerta. “ nuk është rasti i parë që zihemi- tha T. D, mbasi në verë u zumë për shapkat në apartament. Ajo thoshte që ja kisha marrë unë, ndërkohë që i kishte veshur.
Gruaja tjetër e akuzon “ ti nuk je në terezi nga trutë”. Ndërkohë të pyetura nga policia janë edhe mbesat e dy grave rivale. Të dyja akuzojnë kundërshtaret. Dëgjova në shkallët e pallatit dhe dola për të parë çfarë po ndodhte. Pashë hallën me buzën të çarë dhe të çjerrë nga qafa , ndërkohë që fqinja kishte një shkop në dorë. Kur ndërhyra shkopi nuk e kapi hallën por më kapi mua. Mendoj që fqinja vuan nga problemet mendore ndaj na sulmon dhe ndaj e sulmoi hallën. Mbesa tjetër kundërshton duke thënë se “ po e rrihnin dhe nuk i lejova dhe nuk e di ende se çfarë kanë me ne”.
Policia në përfundim mbasi mori dëshmitë e grave që panë skenën e pakuptimtë dhe pasi pyeti dhe burrat që pranojnë se u telefonuan për mbështetje, do ti referojë të dyja ato për akuzën e “ dëmtimeve me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal./Gazeta SI