BallinaKryesore“Rritja e numrit të azilkërkuesve”/Basha: Katastrofë kombëtare që e ka origjinën te korrupsioni...

“Rritja e numrit të azilkërkuesve”/Basha: Katastrofë kombëtare që e ka origjinën te korrupsioni që ka shkatërruar garën ekonomike

spot_img
spot_img

“Rritja e numirt të azilkërkuesve”/Basha: Katastrofë kombëtare që e ka origjinën te  korrupsioni që ka shkatërruar garën ekonomike, ka goditur ekuilibrat politikë dhe ka lejuar gangsterizimin e institucioneve

Kjo është fatkeqësia kombëtare  përballë të cilës të gjithë ne ndodhemi, ky është imoraliteti politik që spikat këtë qeveri, e cila shqetësohet të sigurojë përfitimet e oligarkëve të saj, dhe as nuk vë ujin në zjarr për pasigurinë ekonomike që veprimet dhe mosveprimet e saj shkaktojnë në ekonominë e familjeve dhe bizneseve të ndershme shqiptare.
Prandaj edhe në kohë izolimi relativ, për shkak të COVID-19 vijon e largimi nga sytë këmbët të shqiptarëve, që sot janë sërish në krye të listës së azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Europian, duke tejkaluar nivelet e parapandemisë.
Po ju sjell këtu vetëm shifrat e muajt gusht:
1432 azilkërkues nga Shqipëria;
381 azilkërkues nga Maqedonia e Veriut;
330 azilkërkues nga Serbia;
157 azilkërkues nga Bosnje-Hercegovina;
148 azilkërkues nga Kosova;
21 azilkërkues nga Mali i zi.

1432 shqiptarë që kërkojnë azil, një shifër me e lartë se shuma e të gjitha vendeve të tjera bashkë, janë barometri më i mirë, ndonëse shumë pikëllues, i cili mat me përpikmëri rezultatin e punës tuaj, e gjithçkaje të keqe i keni bërë këtij vendi, pasi përtej propagandës, largimi kaq masiv i qytetarëve të një vendi që pret të ulet në tryezën e parë të konferencës ndërqeveritare me Bashkimin Europian, tregon shumë për qeverisjen, apo më mirë për keqqeverisjen tuaj.
Sepse është e ditur që me përjashtim të një lufte, një nga arsyet kryesore pse qytetarët e një vendi largohen është korrupsioni.
Kjo katastrofë kombëtare, që vijon prej vitesh nën regjimin tuaj, e cila shpeshherë ka tejkaluar në raport me popullsinë, Sirinë dhe Irakun, tregon se emëruesi i përbashkët i problemeve kryesore të shqiptarëve është korrupsioni.
Korrupsioni që e keni sofistikuar, e keni inkurajuar dhe e keni shndërruar në mjetin më vdekjeprurës për jetën politike dhe ekonomike të një vendi, në korrupsionin që kap shtetin. Korrupsionin që përhapet në çdo degë të qeverisjes. Korrupsionit që shndërrohet në një mur që ndan qytetarët nga të drejtat e tyre për të zhvilluar të lirë dhe në kushte të barabarta me gjithkënd, jetën e tyre, biznesin e tyre, potencialin e tyre krijues.
Është ky korrupsion, për të cilin flasim të gjithë, vendas dhe të huaj, që ka shkatërruar garën ekonomike, ka goditur ekuilibrat politikë dhe ka lejuar gangsterizimin e institucioneve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular