BallinaAktualitetVIDEO/"Kuronte" gratë e sëmura duke kryer marrëdhënie, marrin fund 'aventurat' e gjinekologut...

VIDEO/”Kuronte” gratë e sëmura duke kryer marrëdhënie, marrin fund ‘aventurat’ e gjinekologut italian

spot_img
spot_img

Një mjek italian i njohur me pseudonimin ‘Dr. Flauti Magjik’ ka dhënë dorëheqjen nga spitali ku punonte pasi u kap gjysmë i zhveshur në një dhomë hoteli duke i ofruar për të kuruar sëmundjen e një gruaje duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Dr. Giovanni Miniello, 60 vjeç, një gjinekolog në Bari, ishte objektivi i një hetimi të fshehtë televiziv dhe i tha një aktoreje që po hiqej si paciente se ajo kishte papillomavirus njerëzor (HPV), një virus seksualisht i transmetueshëm që mund të shkaktojë kancer.

Miniello i tha ‘pacientes’ femër se mund t’i jepte imunitet ndaj virusit duke bërë seks me të sepse ishte vaksinuar.

Mjeku italian u zbulua nga emisioni investigativ ‘Le Iene’ pasi një 33-vjeçare u ankua se ai po mundohej të fuste në krevat pacientet e tij.

Gruaja, e identifikuar si Anna Maria, tha se ishte konsultuar me Miniello për pamundësinë për të ngelur shtatzënë dhe ai i tha gruas se kishte shenja të HPV-së, pavarësisht një testi negativ.

“Kam shpëtuar shumë gra nga kanceri. Të gjithë ata me të cilët kam pasur kontakt ishin negativë më pas”, thuhet se i tha asaj.

Por Anna Maria vendosi të kontaktojë gazetën italiane La Repubblica, duke pretenduar se Miniello i kishte prekur gjoksin në mënyrë të papërshtatshme dhe i kishte thënë se i pëlqenin gratë me gjoks të vogël.

'Kuronte' gratë e sëmura duke kryer marrëdhënie/

'Kuronte' gratë e sëmura duke kryer marrëdhënie/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular