Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së erdhi pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai shton se vendimi për përjashtimin e Berishës u bë me qëllim që të shmangte koston ndaj demokratëve dhe Partisë Demokratike
“SHBA ka kërkuar përjashtimin nga kuvendimi, përjashtimin nga partia. Vendimi i marrë në 9 shtator, u bë me qëllim që të shmangte koston ndaj demokratëve dhe Partisë Demokratike. Partia Demokratike kishte vendosur një standard dhe me ‘non gratat’ e tjera. Falë investimit politik dhe personal të kryetarit, u arrit në një vendim të tillë deri në përfundimin e hetimeve, duke bërë realitet premtimin e Berishës që nuk do ta përfshijë PD në një nivel të tillë”.- tha Basha.