BallinaKryesoreBasha: Përgjegjësia e pashmangshme e kreut të PD, është të vendos...

Basha: Përgjegjësia e pashmangshme e kreut të PD, është të vendos interesat e partisë të parat, para interesave të veta personale

Basha: Përgjegjësia e pashmangshme e kryetarit të Partisë Demokratike, është të vendos interesat e partisë demokratike të parat, para interesave të veta personale, para interesave të çdokujt, edhe para interesave të Sali Berishës

Lulzim Basha: Në radhë të parë si ndihem unë sot, të marrim pjesën e parë të pyetjes, ndihem më shumë përgjegjës për fatet e Partisë Demokratike, për fatet e demokratëve, për fatet e demokracisë shqiptare dhe natyrisht pazgjithshmërisht për fatet e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndërsa ajo që e quani përballje me Sali Berishën, në fakt është diçka e pashmangshme dhe e paevitueshme. Nëse do të kishte ndodhur siç po ndodh me mua, sepse jam unë vendimmarrësi për pezullimin nga grupi parlamentar pas shpalljes non grata nga qeveria amerikane apo do të ishte një tjetër forum vendimmarrës i Partisë Demokratike, ajo që di me siguri muaj pasi ky vendim është marrë, është që kjo përballje ishte e pashmangshme. E rëndësishme është që gjithsecili nga kjo përballje të ketë të qartë motivet e palëve. Motivet e mia janë përtej çdo diskutimi. Është interesi i Partisë Demokratike, janë interesat e demokratëve, është sakrifica e tyre, përballë interesave personale dhe vetjake të Sali Berishës.

Sokol Balla: Në 9 shtator, në atë fjalë tuajën, me thënë të vërtetën ishte pake papritur, realisht të gjithë deri diku e dinim, ju thatë që ishte një vendim i detyruar. Sot që po i afrohemi kësaj vendimtare për fatet e PD-së, mendoni që ishte një vendim i drejt?

Lulzim Basha: Nuk e di nëse kam përdorur shprehje vendim i detyruar, por ishte një detyrim, ishte i pashmangshëm, për dy arsye: Një arsye etike dhe një arsye thellësisht politike, ekzistenciale do të thoja. Arsyeja etike, e cila ndoshta duhej të dominonte,  por e dimë që në realitetin tonë shpesh herë është sekondare dhe shpesh herë zhduket nga horizonti i debatit publik, është standardi i vendosur nga Partia Demokratike. Standard i vendosur nga unë si kryetar i Partisë Demokratike. Standard i ndjekur dhe i përforcuar nga vet Sali Berisha me rastin e dekriminalizimit, me propozimin tonë në Vettingun e politikanëve, ku në rastet e politikanëve të tjerë të shpallur non grata, të cilët i përkasin kundërshtarit tonë, kemi argumentuar me forcë se kjo përbën bazë të mjaftueshme për t’i ndaluar atyre mbajtjen ose kërkimin e një ofiqi, e një përfaqësimi publik qoftë ky i zgjedhur apo i emëruar. Dhe ju kujtoj këtu rastet e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos, ku vet zoti Berisha është shprehur fare qartë. Por, përtej këtij standardi të vendosur, ka një tjetër motiv që ka të bëjë me përgjegjësinë e kryetarit të Partisë Demokratike, që është një institucion ku demokratët investohen tashmë prej tre zgjedhjesh me parimin një anëtarë një votë. Dhe përgjegjësia e pashmangshme e kryetarit të Partisë Demokratike, është të vendos interesat e partisë demokratike të parat. Para interesave të veta personale, para interesave të çdokujt, edhe para interesave të Sali Berishës që është padiskutim figurë dominuese e Partisë Demokratike në 30 vite

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular