Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar një pedagog të Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit.
Sipas Top News bëhet fjalë për pedagogun Qetsor Gurra. Bashkë me pedagogun në pranga ka rënë edhe një student.
Mësohet se pedagogu i kishte marrë një sasi parash studentit, në testimin e të mërkurës për Patrullë të Përgjithshme në policinë e shtetit.