BallinaKryesore“Nuk kemi asgjë me..."/ Basha zbulon bisedimet me zyrtarët amerikanë: Kjo nuk...

“Nuk kemi asgjë me…”/ Basha zbulon bisedimet me zyrtarët amerikanë: Kjo nuk është një goditje ndaj PD, ne duam një PD të fortë, ne duam…

“Nuk kemi asgjë me Partine Demokratike”/ Basha zbulon bisedimet me zyrtarët amerikanë: Kjo nuk është një goditje ndaj PD, ne duam një PD të fortë, ne duam një PDnë pushtet. Mandat i trete nuk është i shëndetshme për asnjë demokraci

Lulzim Basha: Ju siguroj zoti Lubonja që në takime zyrtare, publike prej ditës së parë, qoftë me ambasadoren që është përfaqësuesja zyrtare e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, qoftë me zyrtarë të lartë amerikanë që kanë vizituar Shqipërinë dhe selinë e Partisë Demokratike, përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, përfaqësues të tjerë të lartë të autoriteteve amerikane në mënyrën më absolute në terma pothuajse identikë, siç i keni thënë ju, kanë ngritur padiskutim në veçanti kur vendimi u shpall me 19 maj, me të njëjtat terma dhe me një revoltë e cila buronte nga konteksti ku ndodhi shpallja e Sali Berishës non grata, kërkesën për të shpjeguar se pse menjëherë pas masakrës së 25 prillit një force politike e cila zgjodhi të bëjë një fushatë model për ndryshimin e Shqipërisë, nuk lidhi aleanca me krimin, i ofroi shqiptarëve rrugëdalje nga kriza, papritur në momentin që goditet nga një masakër zgjedhore, siç me vone e provoi dhe raporti i OSBE-ODIHR, një figure simbolike, por jo aktive prej vitesh i jepet një goditje, të cilën ne me fjalët e mia i jepet një goditje po e perifrazoj, i jepet një goditje ndaj forcës tonë politike, do më lejoni deri në fund. Përgjigja ka qene e dyfishtë. E para ne nuk kemi asgjë me Partine Demokratike, kjo nuk është një goditje ndaj Partisë Demokratike, ne duam një Parti Demokratike të fortë, ne duam një Parti Demokratike në pushtet, ne mendojmë se një mandat i trete nuk është i shëndetshme për asnjë demokraci, e në veçanti për një demokraci 30 vjeçare. Jo më kot e kemi kufizuar pushtetin e një personi me Kushtetutë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2 mandate. Po citoj burimet zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por vendime të tilla zoti kryetar i Partisë Demokratike nuk merren sot për sot. Ato kalojnë nëpër një filtër të gjatë kohor dhe merren vetëm pasi procedurat e shtetit amerikan kanë konfirmuar në mënyrë përfundimtare se duhet të merret një vendim i tillë. Kjo ka qenë përgjigja zyrtare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe njëherë, unë nuk kam ndër mend të komentoj këtë, por mund t’ju them vetëm kaq. Ju hodhët në dyshim nëse unë kam bërë detyrën time në radhë të parë si demokrat, në radhë të dytë si kryetar i Partisë Demokratike dhe në radhë të tretë si njeri që ka bashkëpunuar 16 vite me Sali Berishën. Dhe unë po të them se kam bërë përtej asaj që ju mund të imagjinoni. Por ju duhet të kuptoni dy gjëra: Unë dhe askush në pozicionin tim nuk mund të ndikojë në një vendim të tillë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Detyra ime është të marr vendimet në emër të Partisë Demokratike për të mbrojtur interesat e Partisë Demokratike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular