BallinaIntervistaNga rrëzimi i diktaturës te shpallja “non grata”/Sali Berisha rrëfehet për radion...

Nga rrëzimi i diktaturës te shpallja “non grata”/Sali Berisha rrëfehet për radion amerikane

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë për gazetarin, Jason French në radion amerikane “French Capital Podcast”.

Pyetjes së gazetarit amerikant, nëse mund të lëvizë lirshëm në Shqipëria, Berisha thotë se pavarësisht presionit sipas tij nga ambasadorja amerikane, ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.

Intervista e plotë e publikuar nga ish-kryeministri Berisha në facebook: 

Jason French: “Sot kam një të ftuar special. Ai është ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Ai ka një histori interesante për të rrëfyer. Do të flasë për përvojën e tij në Shqipëri dhe politikë. Berisha përfaqëson Partinë Demokratike. Në Shqipëri ekziston edhe Partia Socialiste, këto janë 2 partitë kryesore, por PD është konservatore dhe e djathë, kurse PS, aktualisht në pushtet, është e majtë.

Historia e tij është interesante. Atij i është ndaluar hyrja në SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e ka shpallur të padëshiruar në SHBA për ato që ka bërë kur ishte kryeministër dhe president në Shqipëri.

Pushteti aktual nuk bie dakord me të, ndoshta për shkak të vlerave të tij konservatore. Është disi e çuditshme, sepse nuk prisja që ky emision të shndërrohej në një emision politik, por kur mendon për komunizmin dhe socializmin, ato janë të dëmshme për sistemet e reja që do të ngrejë shteti, bursën që do të hapë…”

Jason French: “ Tony (Tony Bleta) ka qenë i ftuari im dje dhe në vijim të intervistës me të, do t’ju interesoj edhe ju se di që keni gjëra interesante për të thënë lidhur me atë që po ndodh në Shqipëri aktualisht, çfarë po bën G. Soros dhe me sa kuptoj DASH ju ka ndaluar të udhëtoni në SHBA. Fatkeqësisht nuk mund t takohemi nga afër, por më vjen mirë që po zhvillojmë këtë bashkëbisedim. Na tregoni si u përfshitë në politikën shqiptare. Çfarë ka bërë Sorosi në Evropë dhe çfarë po përpiqet të bëjë në këtë rast?

Sali Berisha: Fillimisht, përshëndes dëgjuesit dhe publikun tuaj. Unë jam ish-presidenti dhe ish-kryeministri dhe ish-kryetari i parë i partisë së parë opozitare. U përfshiva në politikë kur fillova të shkruaj artikuj ku kërkoja një sistem pluralist, të drejtat e njeriut dhe që Shqipëria të dilte nga izolimi. Iu bashkova lëvizjes studentore në dhjetor 1990. Më pas themeluam Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila që në krye të herës ishte e ngjashme me Partinë Republikane të SHBA-ve. Ne arritëm të përmbysim me një revolucion paqësor diktaturën komuniste dhe të sillnim në Shqipëri epokën e demokracisë së bazuar në ekonominë e tregut. Në fillimit të viteve 90, Sorosi erdhi dhe ndihmoi në krijimin e shoqërisë civile. Unë isha mirënjohës dhe i lumtur. Brenda pak vitesh kuptova se Sorosi punonte në mënyrë të njëanshme , që do të thotë, se ndihmonte mbeturinat e sistemit diktatorial komunist të hynin në organizatat e shoqërisë civile dhe po i vendoste nën ombrellën e ish- Partisë Komuniste. Në diktaturë ne kishim shoqëri civile, por ajo ishte moniste nën varësinë e ministrive dhe PPSH-së. Në vend të kishim një shoqëri civile të pavarur dhe pluraliste, ne u kthyem mbrapa në modelin monist të shoqërisë civile. U mërzita nga ky zhvillim. Unë vetë e konsideroja shoqërinë civile të pavarur shumë të rëndësishme për një shoqëri demokratike.

Jason French: Kjo do të bëjë dallimin me shoqërinë totalitare ku të tjerët të thonë se ç’të bësh, në vend që qeveria të bëjë atë që do populli. Koncepti që kemi ne në SHBA është koncepti i vetëqeverisjes, pra populli drejton. Këtë doni edhe ju të zbatohet në Shqipëri.

Sali Berisha: Keni plotësisht të drejtë. G. Soros që në fillim ndihmoi shumë ish-komunistët me OSHC-të dhe operatorët mediatikë. Kur u bëra kryeministër në 2005, punova shumë për të integruar vendin në NATO, BE dhe u shënuan progrese të mëdha. Njëra prej betejave të mia të suksesshme ishte kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, çka mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave, nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe dyfishoi të ardhurat, pagat, pensionet. Shqipëri u bë një vend i vërtetë dinamik. Unë u largova nga pushteti pas zgjedhjeve 2013. Pasi u largova nga pushteti, mbeta vetëm si deputet. Hoqa dorë nga kryesia dhe presidenca e partisë dhe mbeta një deputet i PD-së.

Jason French: Dhe kjo është punë e rëndësishme brenda P-së.

Sali Berisha: Problemet e reja u shfaqën sepse kur erdhën në pushtet miqtë e Sorosit, si Edi Rama, në dhjetor 2013, Fondacioni ‘Shoqëria e Hapur’ në Shqipëri (FSHH) hartoi planin strategjik në të cilin parashikoheshin ndryshime kushtetuese, reforma e gjyqësorit dhe reforma zgjedhore. Bazuar në këtë plan strategjik, Fondacioni ‘Shoqëria e Hapur’në fillim të 2014 nisi punën për të zhvilluar tavolina të rrumbullakëta për këto reforma, manipuloi sondazhet e opinioneve për reformën e gjyqësorit. FSHH krijoi trurin e reformës së gjyqësorit të përbërë tërësisht nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj dhe pothuajse të gjithë kishin lidhje me fondacionin. Sorosi personalisht u përfshi për të promovuar reformën e gjyqësorit në Shqipëri. Si opozitë ne morëm pjesë dhe vumë një kusht. Kushti ishte që draftet e këtyre rezultateve t’i dërgoheshin Komisionit të Venecias dhe të shqyrtoheshin prej tij. Shumë shpejt u bë e qartë se: së pari, reforma ishte unike në botë; së dyti, qëllimi kryesor i saj ishte ta shndërronte gjyqësorin në një degë të ekzekutivit të PS-së. Në tetor 2015, u paraqit drafti i parë i ndryshimeve kushtetueses në kuadër të reformës së gjyqësorit. Iu dërgua Komisionit të Venecias. Në dhjetor 2015, Komisioni i Venecias rrëzoi 38 nga 63 nene të draftit, sepse që të gjitha synonin të kapnin gjyqësorin dhe nuk përputheshin me standardet ndërkombëtare.

Më pas, përgatitën një draft të dytë. E dërguar në janar 2016 në Komisioni i Venecias. Në mars 2016, Komisioni i Venecias e rrëzoi si një draft që synonte të kapte gjyqësorin dhe ta kthente në një degë të ekzekutivit. Paskësaj, ata u detyruan të uleshin me opozitën. Ne punuam së bashku dhe i përfshimë të gjitha rekomandimet e Komisioni i Venecias të cilat ishin thelbësore për një gjyqësor të pavarur. Por, pasi votuam draftin në 22 korrik, menjëherë kryeministri Rama dhe truri i reformës vendosën të votonin ligjet organike pa pjesëmarrjen e opozitës. Kështu që ata morën të gjitha nenet që ishin të papajtueshme me një gjyqësor të pavarur dhe i futën në ligjet organike. Cili është rezultati? U kap i gjithë sistemi i gjyqësorit. Drejtuesit e institucioneve të reja të gjyqësorit janë ish-ministra socialistë, motra e vëllezërit të ministrave socialistë, ish-prokurorë komunistë, ish-hetues, ose ish-gjyqtarë, ish-oficerëtë policisë sekrete të Enver Hoxhës. Në këto 30 vite nuk kemi pasur kurrë një sistem gjyqësor të tillë. Çfarë do të ndodhë më pas? Përdorën procesin e vetingut. Si opozitë, ne mbëshetëm një proces ventingu nga poshtë-lart. Qeveria me ndihmën e trurit të reformës miratoi një reformë nga lart-poshtë, shfrytëzoi vetingun si një gjueti shtrigash, shkatërroi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. E la vendin për 4 vjet pa Gjykatën Kushtetuese dhe pa Gjykatën e Lartë. Më tepër se 40,000 dosje mbetën pa u shqyrtuar në Gjykatën e Lartë. Tani po vazhdojnë po njësoj. Po shfrytëzojnë vetingun për ta pastruar sistemin e gjyqësorit nga të gjithë gjyqtarët që nuk ishin të majtë, ose kishin dallime të tjera.

Jason French: Qëllimi pra ka qenë të largoheshin gjyqtarët me bindje politike të djathta?

Sali Berisha: Të gjithë gjyqtarët janë ata kanë lidhje me Partinë Socialiste. U larguan gjyqtarë që kishin dënuar kriminelë që kishin lidhje me PS-në, që kishin marrë vendime kundër zyrtarëve të partisë. Ishte një përndjekje e vërtetë. Cili është rezultati? Vetëm në Gjykatën e Apelit të Tiranës ka 76,000 dosje dhe ka gjithsej 10 gjyqtarë në vend të 50 për t’i shqyrtuar ato. Për shkak të numrit të madh të çështjeve, do të duhen të paktën 20 vjet që ato të shqyrtohen. Më pas hyri në veprim e Instituti ‘Lindje-Perëndim’, një OJQ e sponsorizuar nga Sorosi në Shqipëri. Drejtohet nga Delina Fico, bashkëshortja e ministrit të brendshëm Çuçi dhe ish-gruaja e Edi Ramës. Kjo zonjë me institutin e saj po përgatit dosjet në shkelje të plotë të Kushtetutuës dhe ligjeve organike që parashikojnë se ky proces duhet të bëhet nga magjistratët dhe personel i kualifikuar. Punonjësit e institutit ‘Lindje-Perëndim’ të znj. Fico janë ca të rinj nga Forumi Rinor i Partisë Socialiste, personave fare të pakualifikuar. Miliona dollarë po alokohen për këtë institut. Kjo çështje është mbështetur fuqishëm nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Unë jam ngritur kundër kësaj marrëveshjeve dhe jam shprehur se është një shkelje e plotë e ligjeve tona dhe kushtetutës, megjithatë, historia vazhdon po njësoj. Në vitin 2017, në një situatë të tillë, unë kërkova publikisht që G.Soros të shpallej person non-grata, pra që t’i ndalohet aktiviteti politik në Shqipëri. I bëra thirrje Kongresit Amerikan dhe Senatit që të ndalonte me ligj aktivitetin politik të Sorosit të ushtrohej në ish-vendet komuniste dhe tërësisht jashtë SHBA-së. I bëra thirrje Parlamentit Evropian që ndalonte aktivitetin politik të Sorosit në demokracitë e reja. Sorosi sigurisht që u zemërua.

Më pas, G. Soros që ka politikën e vet të jashtme pothuajse gjithnjë të ndryshme nga politika zyrtare e SHBA-së u përfshi fuqishëm në shkëmbimin e territoreve midis Serbisë dhe Kosovës. Në fakt, ishte një projekt me rrezik të lartë, sepse do të hapte Kutinë e Pandorës. Unë e kundërshtova me forcë dhe efiçensë projektin e tij. Paskësaj, disa politikan kryesore në Kosovë filluan ta kundërshtonin. Për këtë shkak, G. Sorosi, E. Rama, M. Palmer e zyrtarë të lartë të DASH-së nisën një procedurë për të më shpallur të padëshiruar për arsye komploti kundër politikës së jashtme të SHBA-së, çka ishte tërësisht e pavërtetë.

Megjithatë, nuk ia dolën mbanë. Sekretar Pompeu ka deklaruar se asgjë nuk është paraqitur në zyrën e tij për të ndaluar Berishën të hyjë në SHBA. Pas ndërrimit të pushtetit, me 19 maj 2021 unë u akuzova nga sekretari Blinken si person non-grata nën akuzën për korrupsion të madh, për ndërhyrje në procese publike për t’u pasuruar vetë, për të pasuruar gruan, fëmijët, miqtë, bashkëpunëtorët e mi dhe se kisha përdorur retorikë për të bllokuar hetimet kundër meje, fëmijëve dhe miqve të mi.

Jason French: Nuk ka diçka specifike në këtë urdhër që të përshkruajë llojin e korrupsion në bazë të të cilit nuk lejoheni të hyni në SHBA?

Sali Berisha: Më lejoni të theksoj 3 gjëra: së pari, unë jam një rast unik në botë i shpallur non-grata 8 vjet pasi jam larguar nga pozicione drejtuese dhe pushteti ekzekutiv; së dyti, unë jam i vetmi person në botë i shpallur non-grata kur asnjëherë nuk jam akuzuar në 30 vite nga ndonjë person apo institucion për korrupsion, as unë, as fëmijë; së treti, u shpalla non-grata sepse kisha përdorur retorikë për të bllokuar hetime, por nuk është zhvilluar kurrë ndonjë hetim zyrtar ndaj meje apo ndaj familjes sime. Gjithçka është gënjeshtër. Sekretari Blinken ka shkruar në Twetter se z. Berisha ka minuar demokracinë në Shqipëri. Më lejoni të shtoj 2 gjëra: një person që e ka çmuar shumë Sali Berishën si kryeministër që ka luftuar korrupsion ka qenë vetë z. Blinken në pozicionin e kryekëshilltarit të zv. Presidentit Biden. Blinkeni si kryekëshilltar i Biden-it më ka pritur një një takim njëorësh si kryeministër i vendit tim dhe më ka lavdëruar në këtë takim. Në 2012, në 100-vjetorin e pavarësisë në Shqipërisë, sekretarja Clinton erdhi në Shqipëri dhe në fjalimin e saj ajo u shpreh: “Kush do ta shikojë demokracinë në veprim, le të vijë në Shipëri, që ta shikojë me sytë e veta”. Jua thashë këto sa për të kujtuar se çfarë më ka thënë dhe çfarë ka shkruar në mesazhin e tij në Twetter. Pasi e lexova, shkrova një letër dhe vendosa të padis ate në Gjykatën e Parisit për shpifje mbi të cilat është bazuar vendimi, jo për vendimin. Vendimi është në kompetencat e tij. Këto shpifje janë të papranueshme. Është poshtërim i dinjitetit tim. Gjykata e Parisit e ka pranuar padinë. Në fillimit të gushtit, Philip Ricker, ish principal asistent i zv. Sekretarit të Shtetit erdhi në Shqipëri dhe i kërkoi kryetarit të partisë sime që të mos lejohesha të hyja në kuvend. Unë i thashë kryetarit se kjo nuk mund të ndodhje kurrë.

Kush hyn në kuvend vendoset nga zgjedhësit shqiptarë dhe ligjet shqiptare. Askush tjetër nuk mund të vendosë kush hyn e kush ja në kuvend. Ne jemi vend mik i SHBA-së. Unë kam punuar nga afër për 30 vjet rresht dhe kam pasur marrëdhënie miqësore me qeverinë dhe qeveritarët e SHBA-së, por asnjëherë nuk e kisha imagjinuar se dikush do të shkelte sovranitetin e një vendi në këtë mënyrë. Thashë: “Unë do të hyj në kuvend!”

Jason French: Duket se këto akuza u referohen ngjarjeve të para shumë vitesh, veprimeve që mund të jenë kryer kur ishit në pushtet. Nëse ju do të kishit kryer vepra korrupsioni, do të kishit pasuruar veten dhe familjen dhe këto elemente do të ishin zbuluar më herët, por ne po dëgjojmë vetëm tani për këtë.

Sali Berisha: Sepse është vetëm një hakmarrje politike e Sorosit dhe asgjë më shumë.

Jason French: Pra, ai ka kaq shumë pushtet sa t’jua shkaktojë këtë gjë?

Sali Berisha: Ka pushtet të jashtëzakonshëm. Unë e dija që ai është shumë i pushtetshëm, por edhe se duhet të thosha të vërtetën e të mbroja interesin kombëtar kundër çdo kërcënimi. Kjo është detyra ime dhe e realizova. Pasi më shpallën non-grata, DASH u pyet nga gazetarët se nga vinte ky informacion. Përgjigja e tyre ishte se informacioni ishte përftuar nga OJQ, të cilat janë tërësisht të sponsorizuara nga Sorosi; vjen nga media që e kontrollon qeveria; vjen nga raporte hetimore ndaj korrupsionit të zhvilluara nga qeveria. Këto raporte nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri, janë të fshehta. Kongresmeni Lee Zeldin, kur mësoi për çështjen time, i parashtroi Sekretarit Blinken disa pyetje gjatë një seance dhe tha: “Sipas hetimeve tona, vendimi juaj është i pabazuar dhe ka shumë mundësi të jetë diktuar nga Sorosi”. Sigurisht qëm ai e mohoi. Kongresmeni Zeldin paraqiti një kërkesë për të parë dokumentet që vërtetojnë korrupsionin tim.

Jason French: Ju jeni i lirë të lëvizi në Shqipëri. Nuk ka ndonjë autoritet shqiptar që t’ju arrestojë. Nuk ka ndonjë mandat arresti të lëshuar për ju sipas elementeve të deklaruara nga Blinken?

Sali Berisha: Unë mund të lëviz sepse nuk ka asnjë akuzë kundër meje, nuk kanë prova. Presioni është i lartë nga ambasadorja amerikane. Ajo ka kërkuar që të bllokohet hyrja ime në Kuvend. Ajo bindi kryetarin e partisë që të më përjashtonte nga grupi parlamentar në shkelje të plotë të kushtetutës së partisë. Ka pasur një reagim dhe kjo më nxiti që të kem një projekt për t’u rikthyer fuqishëm. Fillova një lëvizje brenda partisë që po ecën mbarë dhe sondazhet e fundit të pavarura tregojnë se mbështetja për kryetarin aktual të partisë ka rënë në 7%, kurse mbështetja për Sali Berishën është 87%. Pavarësisht kësaj, ambasadorja amerikane, për çudi, thirri një grup gazetarësh një ditë dhe u kërkoi që të censuronin lëvizjen time në lajme. Gazetarët nuk ishin të kënaqur me këtë dhe i thanë së n.q.s. dëshironte të mbështeste kryetarin e PD-së L. Basha, atëherë le të shtonte kritikat ndaj qeverisë. Ajo tha se nuk mund të ndërhynte. U mërzita sepse ky është një gjest i shëmtuar, është një shkelje e kushtetutës së SHBA-së. Ajo duket sikur vjen nga mbretëria e censurës, jo nga vendim më i madh i lirise ne botë.

Jason French: Nëse ju e fitoni padinë, mund të hyni në SHBA?

Sali Berisha: Unë po e fitoj këtë garë. Do të kthehem sepse duhet të rindërtojmë në Shqipëri një parti të vërtetë konservatore dhe kjo do të bëhet realitet.

Jason French: Po populli e njohin mirë komunizmin dhe socializmin? E kundërshtojnë këtë ideologji? E mbështetin lirinë e individit? E kuptojnë që kapitalizmi është sitemi i duhur?

Sali Berisha: Ata po mbështetin fuqishëm lëvizjen time për të kthyer Partinë Demokratike në një parti konservatore ashtu siç ka qenë. Kjo është duke ndodhur sot. Sigurisht që ka ndërhyrje të fuqishme prej ambasadores së SHBA-së në shkelje të çdo konvente ndërkombëtare. Megjithatë, ajo nuk ka sukses. Lëvizja ime po përparon. Përqindja e ndjekësve të mi po rritet. Brenda një kohe të shkurtër, pikët dhe pozicioni im po përmirësohet në PD.

Zgjedhjet e prillit shkelën të gjitha parimet e zgjedhjeve të drejta dhe të ndershme. Qeveria disbursoi nga Thesari i Shtetit 130 milionë euro, ua shpërndau familjeve, një veprim që ndalohet me ligj. Qeveria përdori të dhënat personale që mbrohen nga kushtetuta dhe një ligj i posaçëm dhe hyri në të dhënat e 1 milion votuese. Ia shpërndau Partisë Socialiste. Ato i përdorën patronazhistët. Ky ishte një sistem që përdorej në diktaturë dhe zëvendësoi një sistem skllavërie për të manipuluar të dhënat. Në diktaturë ky sistem shfrytëzohej për të terrorizuar votuesit të cilët nuk ishin të kënaqur me regjimin. PS i përdori në këto zgjedhje dhe u dënua nga komuniteti ndërkombëtar, sepse u terrorizuan votuesit. Atyre u thuhej se ndërkohë që votonin do të monitoroheshin me kamera dhe nëse votonin PD-në do të humbisnin vendin e punës e kërcënime të tjera. Pavarësisht kësaj, pavarësisht se përdorën edhe banda të armatosura, para të drogës, fatkeqësisht nën ndikimin e Sorosit, e para që i përshëndeti zgjedhjet në Shqipëri ishte ambasadorja e SHBA-së, pa thënë asnjë fjalë për shqyrtimin e ankesave, apo komente të tjera. Një nëpunës i i lart i DASH-it u shpreh te nesermen se ishin të kënaqur që do të vazhdonin punën me z. Rama kur ai kishte shkelur çdo parim ligjor në këto zgjedhje.

Jason French: Duket se keni shumë për të bërë. Me siguri e dini se edhe ne këtu në SHBA kemi mashtrime zgjedhore që zhvillohen rregullisht. Por tani amerikanët po çelin sytë dhe po marrin pjesë aktive në qeverisje. Shpresoj që historia juaj të përcjellë mesazhin se jo gjithçka ka humbur në shoqërinë tonë në SHBA. Shumë njerëz mendojnë se e humbën kombin tonë, megjithatë, në demokraci ka ngaherë përplasje. Në bazë të përvojës suaj, cila është arsyeja kryesore se përse komunizmi dhe socializmi dështon? Përse ne si qenie njerëzore nuk mund të bëhemi pjesë e një shoqërie komuniste? Pse korrupsioni fiton?

Sali Berisha: Në këndvështrimin tim, komunizmi dështoi për shkak të dështimit ekonomik. Ishte rënia e ekonomisë që i dha fund sistemit, përndryshe, fatkeqësisht, ai ishte legjitimuar derisa Ronald Regani e delegjitimoi me deklaratën e tij të famshme duke e cilësuar ‘perandoria e së keqes’. Regani shënoi një ndryshim të jashtëzakonshëm në qëndrimin ndaj sistemeve totalitare. Përpara se të ndodhte kjo, ekzistonte doktrina Detantes apo Çtensionimit ne bazë të së cilës, sistemet e njohin njëri-tjetrin, por sistemi i lirë ishte legjitim, kurse ai totalitar, jolegjitim. Unë besoj se arsyeja kryesore e rënies së sistemit ishte rënia e ekonomisë socialiste krahas arsyeve të tjera. Përsa i përket korrupsionit, ne fillim kishim ligje të dobëta, ishin praktika të reja, mungonte kuadri i duhur ligjor, mungonte sistemi i duhur gjyqësor. Të gjitha këto favorizonin korrupsionin. Mentaliteti socialist është i veçantë. Sipas tij, çfarë është publike është pronë e tyre. Nuk e kuptojnë se nuk është kështu, nuk është pronë e partisë dhe politikës, por është pronë e publikut.

Jason French: Ky është një mësim që bota ende nuk e ka nxënë. Prandaj do të ketë gjithmonë diçka kundër së cilës duhet të luftojmë. Faleminderit z. Berisha për kohën tuaj. Dëshirojmë të përditësohemi se ç’po ndodh me çështjen tuaj. Mund të komunikojmë pas një muaji dhe të shohim se si është gjendja dhe si po shkojnë sondazhet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular