Greqia ka ndryshuar sërish rregullat e hyrjes së vend.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Greqia për hyrjen në vend, për kufizimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Sipas njoftimit të MEPJ, shteti fqinj Greqia ka ndaluar përkohësisht hyrjen e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.
Ndërkaq theksohet se nga këto masa përjashtohen shqiptarët që janë me nënshtetësi greke.
Njoftimi i plotë:
Ndalohet përkohësisht hyrja në Greqi e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në Greqi dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore.