BallinaAktualitet"Rama fsheh agjendën në SHBA nga frika e protestave"/Anëtari i Vatra-s zbulon...

“Rama fsheh agjendën në SHBA nga frika e protestave”/Anëtari i Vatra-s zbulon vendin e takimit

spot_img
spot_img

Anëtari i shoqatës ‘Vatra’, zoti Valentin Lumaj ka njoftuar se shqiptarët e SHBA-së ka planifikuar që ta presin Ramën me protesta gjatë vizitës së tij, agjenda e së cilës nuk është publikuar pasi i druhet reagimit të tyre.

Në postimin e tij në Facebook, zoti Lumaj thekson se Rama e ka ndryshuar disa herë adresën e takimit me mbështetësit e tij, duke e mbajtur në ilegalitet të plotë.

Por protesta që do përballet Rama duket se është e pashmangshme pasi shqiptarët e kanë marrë vesh vendin se ku do jetë sot për drekë dhe pritet ta ‘respektojnë’ me revoltën e komunitetit.

Postimi i plotë i Valentin Lumaj

Kam marre disa njoftime per nje reagim te madh qe shqiptaret në Michigan, nga shoqata dhe grupime te ndryshme po tentojne te mblidhen per te protestuar kunder vizites së Kryeministrit Edi Rama në Michigan. Megjithese flitet per nje organizim te madh askush nuk e ka marre persiper kete proteste. Nga ana tjeter flitet se grupi i pritjes së Kryeministrit Rama, po e mbajne në fshehtesi dhe ilegalitet te plote stacionet e vizitave te Rames. Po ashtu flitet se mbreme protestuesit po pregatiteshin qe ta benin protesten perpara Restorantit Besa ku Kryeministri kishte rezervuar nje darke me disa simpatizante te tij, por qe darka ishte anulluar per arsye te nje proteste te mundshme. Flitet se te ftuarve ju eshte thene se to te lajmerohen per vendin e Darkes 30 minuta perpara.

Po ashtu, nga biseda me miq, sapo me thone se Rama do te jete per dreke sot në Restorantin Besa, 600 Ëoodëard Avenue, Detroit në oren 1. Aty pritet nje proteste e madhe me pjesemarrjen edhe te televizioneve lokale.

Miqte me thone se protestuesit qe jane nga te gjitha trevat shqiptare, Shqiperia, Kosova, Mali i zi etj. nuk kane arritur deri tani qe te mbajne protesten e tyre per shkak te ndryshimit te planit te herepashershem te Rames.

Flitet qe Kryeministri  ka kerkuar te vizitoje neser në oren 5 mbasdite Kishen e Shen Palit, por me gjasa nuk do te shkoje vete per arsye te revoltes së komunitetit.

Me poshte jane disa nga pankartat qe kane pregatitur per keto protesta, te cilat mund ti printoni sipas deshires. Ndiej keqardhje qe aktualisht jam në Florida dhe nuk mund te marr pjese.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular