BallinaKronikeU arrestua për vrasjen e Pashko Ujkës, zbardhet dëshmia e të akuzuarit:...

U arrestua për vrasjen e Pashko Ujkës, zbardhet dëshmia e të akuzuarit: Ishim në Kosovë për shopping

spot_img

Janë bërë publike ditën e sotme dëshmitë e dy personave të arrestuar për vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

Bëhet me dije se Kristjan Kelmendi  është shprehur se nuk ka lidhje fare me ekzekutimin e politikanit. Përpara trupit gjykues ai është shprehur se ai e ka pasur edhe në shkollë djalin e Ujkës.

Ndër të tjera, sipas mediave Kelmendi ka shtuar përpara trupës gjykuese se ditën e vrasjes ai ka qenë në Kosovë për blerje.

Babai im ka patur nje bisede me Pashkon sepse jam shoke me te. Edhe une djalin e Pashkos e kam shok sepse kemi qene ne shkolle bashke. Po ashtu babai im dhe Pashko kane qene shoke. Pashko i ka thene babait qe ti jape parate e shtepise qe na e kane shitur 11 vite me pare. Behej fjale per nje shume prej 20 mije qe ne ate kohe Pashko ka thene qe nuk i dua. Babai i ka thene se eshte bisede e mbyllur ajo dhe une di qe nuk kemi patur ndonje problem per ate bisede dhe familja ime ka vijuar qe te qendroje ne ate shtepi. Une para pak kohesh desha te iki nga Italia ne Angli per nje jete me te mire por me kapen dhe me kthyen ne Shqiperi ne tentative per te ikur drejt Anglise. Kur erdha u takova rastesisht me Marjanin i cili me tha se do shkonte ne Kosove per te blere rroba. Une i thash po vij me te sepse kisha babain ne Kosove dhe doja ta takoja. Kemi ikur me 28 nentor ne Kosove dhe me 29 nentor po ashtu kemi qene atje. Pra naten kur eshte bere vrasje me 29 nentor une dhe Marjani kemi qene ne Kosove. Ne ate orar kemi qene ne market duke blere rroba dhe me pas jemi futur ne nje poligon qitjeje atje per  qejf. Duke u kthyer drejt Shqiperise na kane arrestuar”- tha ai.

Nga ana tjet edhe i akuzuari i dytë Marjan Kola ka konfirmuar fjalët e Kelmendit.

“Nuk kam asnje lidhje me vrasjen. Babain e Kristjanit e kam shok. U takuam rastesisht dhe ikem bashke drejt Kosoves meqe unde doja te blija rroba dhe Kristjani donte te takonte babain. Naten e 29 nentorit kur eshte bere vrasja une kam qene ne Kosove bashke me Kristjanin dhe nuk kam patur asnje dijeni as per vrasjen as per asgje tjeter. Me 30 kemi nentor qene duke u kthyer drejt Shqiperise dhe vetem kur na arrestuan”– tha ai.

Kujtojmë se ish-deputeti është vrarë pak ditë më parë në qendër të qytetuit të Shkodrës teksa ishte duke shëtitur me gruan edhe vëllaibn e tij. Arma me silenciator ka bërë që viktima të humbte jetën menjëherë dhe të mos shkaktohej aspak panic tek qytetarët. Errësira ka qenë favorizuesja e autorëve, të cilët pasi kyen krimin janë larguar me shpejtësi duke mos arritur të identifikoheshin./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular