BallinaAktualitetZvicra ndryshon rregullat e hyrjes në vend, MEPJ njofton shqiptarët: Kushtet që...

Zvicra ndryshon rregullat e hyrjes në vend, MEPJ njofton shqiptarët: Kushtet që duhet të plotësoni

spot_img
spot_img

Pas rritjes së rasteve me Covid-19 dhe nga kujdesi ndaj variantit Omicron, Zvicra ka ashpërsuar masat.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se duke nisur nga sot të gjithë personat që hyjnë në Zvicër duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.

Njoftimi i ministrisë së Jashtme

?Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.

?Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

?Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular