BallinaKronikeAksion kundër lojërave të fatit/ 3 të arrestuar në Fier, pronari i...

Aksion kundër lojërave të fatit/ 3 të arrestuar në Fier, pronari i lokalit ia mbath

spot_img
spot_img

Policia e Fierit ka goditur 4 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se janë arrestuar 3 persona, 2 janë proceduar penalisht dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Forebet” u bë arrestimi i shtetasve:

– I. M., 26 vjeç (punonjës), u procedua penalisht shtetasi F. Xh., 16 vjeç(punonjës) si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh. B., 46 vjeç (pronari i lokalit) pasi gjatë kontrollit të lokalit në lagjen “Apollonia”, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 aparate celularë.

-D. D., 37 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Kastrioti” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale aparati celular.

-A. D., 47 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin në pronësi të tij në lagjen “Apollonia” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive.U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular.

U procedua penalisht shtetasi O. Ç., 17 vjeç, banues në Fier, pasi në lokalin e shtetasit L. P në lagjen “16 Prilli” ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe basteve sportive. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular