BallinaKryesore“Edi Rama shfaq trashëgiminë e tij barbare”/ Sali Berisha në takimin virtual...

“Edi Rama shfaq trashëgiminë e tij barbare”/ Sali Berisha në takimin virtual me emigrantët në Amerikë: Më 11 dhjetor rithemelojmë PD-në. Mjerë ata që…

spot_img
spot_img

Sali Berisha foltoren e tij të radhës e ka zhvilluar virtualisht me emigrantët në Amerikë. Në fjalën e tij, Berisha u ndal tek 11 dhjetori, ku tha se në këtë datë do të rithemelohet Partia Demokratike.

Për shqiptarët, alternative e vetme sigurie ka mbetur largimi nga Shqipëria. Sot ata paguhen më pak se të gjithë popujt e Ballkanit.

Sot ata paguajnë për shërbimet e tyre, çmimet më të shtrenjta absolute në Evropë dhe më gjerë.

Sot përballen me pasiguri për jetën dhe për pronën e tyre. Përballen me një mjerim, në të cilin varfëria ekstreme është rritur me 3 dhe 4 herë.

Mbi të gjitha, shqiptarët kanë humbur votën e lirë. Prej 8 vitesh shqiptarët votojnë, narkoqeveria numëron votat. Opozita shqiptare nuk arriti asnjëherë të imponojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për të gjithë ne është e qartë se vota e lirë është ADN-ja e të gjitha vlerave të lirisë. Është ADN e ligjeve dhe e shtetit ligjor. Ndaj dhe kjo lëvizje e cila synon ti japë vendit parasegjithash një opozitë të vërtetë, një opozitë që të qëndrojë fuqishëm ndaj regjimit. Një opozitë që të ngjallë shpresë dhe besim tek qytetarët shqiptarë.

Jemi në rrugën e duhur, në 11 dhjetor ne rithemelojmë de facto PD, e cila u largua nga këto vlera. Më 11 dhjetor ne ngremë përsëri në Tiranë, ne ngremë monumentin e pluralizmit politik. Ne i japim vendit opozitën e vërtetë kundrejt asaj të kapur peng nga narkoqeveria. Ata që themeluan PD në 1990, e dinë mirë përpjekjen e Ramiz Alisë në atë kohë për të penguar atë themelim. Por duhet të jemi të hapur, pas themelimit të saj e pranuan zhvillimin dhe zhvillimet e mëpasme. Kështu që PD i priu revolucionit të rrëzimit të sistemit komunist.

Edi Rama i cili shfaq trashëgimin e tij barbare ia doli të marrë peng opozitën në krimin më të shëmtuar politik të kohërave. Ia doli ta shndërrojë atë në fasadë, për shkak se kryetari i saj kalon në 8 vite nga disfata në disfatë, e lejoi veten të implikojë në afera që kurrë një njeri i përgjegjshëm nuk do ja lejonte.

Ja sepse 11 dhjetori është rithemelimi i PD dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Vështirësitë nuk mungojnë, por nga ana tjetër ky është një revolucion paqësor dhe i pandalshëm. Dua tu them këtu në emër tuaj, mjerë ata që duan ta ndalojnë këtë përpjekje të shqiptarëve. Nuk ka asgjë të mposhtin njerëzit për liritë e tyre, të vendosur për fitoren e kauzës së tyre të drejtë.

Keni dëgjuar se kjo lëvizje është antiamerikane dhe kundër SHBA-ve. Unë ju garantoj se kjo është lëvizja me proamerikane që nga 1990 dhe deri më sot”, tha nder te tjera Berisha. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular