Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe anëtar Kryesie, Kreshnik Çollaku ka ironizuar “Foltoren” dhe Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku thotë se Berisha ka aq shanse të shkarkojë kryedemokratin Basha, sa strukturat paralele të Beogradit mund të shkarkojnë kryeministrin Albin Kurti në Kosovë.
Postimi i Kreshnik Çollakut:
E vërteta kundër iluzioneve! Aq sa strukturat paralele të Beogradit në Kosovë mund të shkarkojnë Albin Kurtin, aq dhe një strukturë paralele (nëse quhet foltore ose jo) mund të shkarkojë Lulzim Bashën.