BallinaKronikeSKANDALI/Porositësi i vrasësit të komisarit Artan Cuku jetonte si grek, si u...

SKANDALI/Porositësi i vrasësit të komisarit Artan Cuku jetonte si grek, si u pajis me pasaportë false nga grupi kriminal

spot_img
spot_img

Porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet të rremë grek për t’i shpëtuar ekstradimit në Shqipëri.

Sipas raportimeve, Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së Komisar Artan Cukut, dyshohet se e mori pasaporten greke nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare, me qellim që t’i shmangeshin drejtësisë. Bledar Jambelli kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis

Dyshohet se ai kishte paguar 35 mijë euro për të ndërruar identitet dhe këtë e kishte bërë me qëllim që mos të ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte pranë familjarëve të tij që ndodhen në Greqi.

Kush është Bledar Jambelli

Nga hetimet e kryera nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se Jambelli ka porositur vrasjen e komisar Cukut, ngjarje e ndodhur më 8 prill 2017.

Jambelli ka porositur vrasjen e Artan Cukut për rihapjen e një dosje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kjo dosje solli edhe arrestimin e Bledar Jambellit, të akuzuar për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.

Kjo dosje ishte e mbyllur nga prokuroria, por Artan Cuku gjeti prova dhe vuri në pranga Bledar Jambellin. Çuditërisht 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013. 4 vite më pas Jambelli vendosi të hakmerret duke paguar Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun. Mikel Shallari ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka konfirmuar që ka qënë Bledar Jambelli, i cili e pagoi për të vrarë Artan Cukun.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular