Një zbulim i tmerrshëm është bërë në Selanik, Greqi. Menaxheri i një pallati gjatë punimeve të bodrumit është përballur me një skenë të frikshme. Bëhet me dije se ai ka gjetur një grumbull eshtrash njerëzish.
Sipas mediave të huaja pas zbulimit ai lajmëroi policinë, të cilët dyshojnë se eshtrat janë rajtur në bodrumin e pallatit prej disa vitesh. Zona është rrethuar dhe oficerët e policisë ndodhen në vendgjarje për të hetuar në lidhje me skenën e frikshme.
Deri tani dyshimet e para të policisë janë se këto eshtra i ka vendosur në magazinë një afërmi i të ndjerit pas zhvarrosjes së tij, por akoma hetimi nuk ka përfunduar për të dalë në një konkluzion përfundimtar