BallinaKronikeSherr mes të rinjve në Elbasan, një person në gjendje të rëndë...

Sherr mes të rinjve në Elbasan, një person në gjendje të rëndë niset drejt Traumës

spot_img
spot_img

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr të dhunshëm me njëri-tjetrin  në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Sipas burimeve zyrtare nga ana e policisë ka mbetur i plagosur një i ri i cili është dërguar në Spitalin Kirurgjik dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetë.

Ndërkohë nga vendngjarja konfirmohet se ka forca të shumta policie, teksa janë gjithashtu edhe në kërkim të autorit i cili ka arritur të arratiset.

Informacion paraprak

Më datë 05.12.2021, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti fizik të çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka është dëmtuar në kokë dhe po transportohet për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifkimin e autorit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular