Një 27-vjeçar është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në malin e Moravës.
Burimet konfirmojnë se shtetasi është emigrant sirian, rreth 27 vjeç. Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin.