BallinaAktualitetFOTOT/"E vrau diktatura", u qëllua pas shpine nga policia, homazhe në Tiranë...

FOTOT/”E vrau diktatura”, u qëllua pas shpine nga policia, homazhe në Tiranë për Klodian Rashën

spot_img

Një vit më parë Shqipëria u trondit, pasi një qytetar i parrezikshëm dhe i paarmatosur, u vra nga policia pranë shtëpisë së tij në Tiranë

Klodian Rasha u vra pabesisht, pas shpine, nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.  Vrasja e të riut asokohe shkaktori revoltë dhe qytetarët u ngritën në protesta, që u pasuan edhe me largimin e ministrit të brendshëm.

Një vit më pas, qytetarët e Tiranës kanë zhvilluar homazhe në nderim të 25-vjeçarit, pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur pankarta ku shfaqet portreti i të riut Rasha.

‘E vrau diktatura’, shkruhet në një nga pankartat, ndërsa në një tjetër shkruhet; ‘Virusi nuk del pas orës 23:00’, duke iu referuar arsyes se përse të riut iu kërkua nga policia që të ndalonte pas vendosjes së orës policore.

Kujtojmë se autori i vrasjes, ish-efektivi i forcave ‘Shqiponja’ u dënua nga Gjykata e Tiranës me 15 vite burg, por ai do të kryejë vetëm vetëm 10 vite, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit./Gazeta SHQIP

"E vrau diktatura"/ U qëllua pas shpine nga policia, homazhe"E vrau diktatura"/ U qëllua pas shpine nga policia, homazhe"E vrau diktatura"/ U qëllua pas shpine nga policia, homazhe"E vrau diktatura"/ U qëllua pas shpine nga policia, homazhe"E vrau diktatura"/ U qëllua pas shpine nga policia, homazhe"E vrau diktatura"/ U qëllua pas shpine nga policia, homazhe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular