BallinaOP ED11, apo 18 dhjetori? Ja tek cili Kuvend do të shkoja po...

11, apo 18 dhjetori? Ja tek cili Kuvend do të shkoja po të isha delegat i PD

NGA NEXHBEDIN BASHA

11 dhjetori, apo 18 dhjetori? Kjo është çështja që diskutohet në publik dhe në çdo familje shqiptare. Po, jo vetëm. Kjo në Partinë Demokratike ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe dramatike. Në këtë debat, jo pak, janë përfshirë  edhe partitë e tjera në vend, të pozitës e opozitës, si dhe në mënyrë veçantë  kjo çështje është bërë lajtmotivi i ditës në median e shkruar,  televizive, si dhe në rrjetet e shumta sociale etj.

Shkas për këtë u bë vendimi i SHBA, për Shpalljen “non grada”, të Sali Berishës dhe familjes së tij. Ky debat precipitoi kur kryetari i Partisë Demokratik, zoti Lulzim Basha, përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, deputetin, ish liderin historik dhe Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin Zotin Sali Berisha, deri në sqarimin ligjor të çështjes. Akuza  që bën  Departamenti Amerikan i Shtetit, për të dhe familjen e tij është e rëndë. Ndaj  fjalë për fjalë po e citoj:” Përfshirja e zotit Berisha në korrupsion të konsiderueshëm, i cili ndodhi gjatë mandatit të tij si Kryeministër i Shqipërisë dhe që përfshinte shpërdorim të fondeve publike e ndërhyrje në procese publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin dhe për pasurimin e tij, të aleatëve politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë…”.

Pas kësaj, z. Berisha stisi “Foltoren”, gjoja për demokratizimin e PD. Ndërkohë fabrikojë akuza linçimi ndaj kryetarin e PD  z. LULZIM BASHA, të zgjedhur nga anëtarësia me një anëtar një votë. Në fjalimet e tij të para në rrethe theksoi se “nuk do ta përfshijë antarësinë e PD në çështjen e tij personale dhe se do ta ndjekë çështjen e tij  ligjërisht”, çështje me të cilën merret një avokat nga më të mirët në Francë. Po çfar ndodhi? Pse filloi përçarrja?  Pse nisi të shajë, të përbuz, akuzojë Kryetarin i Partisë Demokratike z. BASHA, duke e quajtur “peng kryetari”. Po si ndryshoi kursi 360 gradë i Tij.. Pse? Kuptohet arsyeja për të mbrojtur veten dhe familjen, duke u fshehur pas anëtarësisë. Akuzat e tij pastaj vijuan edhe ndaj  ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim, si të përfshirë në hartimin e çështjes “non grada” të  Berishës dhe familjes së tij, së bashku me kryeministrin Rama në bashkëpunim me Xhorxh Sorros. Me dashje apo pa dashje në fjalimet e tij ngjalli frymë përçarëse e denigruese mes anëtarësisë,  drejtuesve në rrethe e mes deputetëve të grupit parlamentar. Filloi anatemimin ndaj çdo individi që i shkon pas kryetarit, duke i quajtur  ata “tradhëtar”.

Kështu u krijuan  dy grupe: Simpatizantët e  Bashës dhe simpatizantët e Berishës.

Nëse pala që mbështet Bashën, nuk përdori gjuhë ofenduese e denigruese dhe në diskursin e tyre merren  me probleme të ditës; si papunësia, problemet e buxhetit, luftën kundër korupsionit, me hallet e njerëzve.  Shkon në parlament,  propozon akte ligjore e nënligjore, si çështje të rishikimit të kushtetutës, të ligjit për vetingun e politikanëve, për përmirësimin e reformës zgjedhore, reformës territoriale etj, të gjitha këto në interes të publikut dhe se për ta ka vetëm një “armik”, që është regjimi Rama.  Pala që mbështet Berishën, nuk merret me regjimin, me problematikat e ditës, por me kryetarin, shkarkimin e tij, me akuza të rënda deri në kërcënim për jetën, Z. Berisha për të fituar terren këtë frymë urrejtje ndaj mbështetësve të z. Basha, e ka mbjellë edhe te sejmenët e tij, “Isha”, (drejtor, kryetar bashkish, zv. ministra, ministra, deputetë, etj, etje..), që kur ishin në detyrë me të Kryeministër, përfituan privilegje në mënyrë të pandershme, pasuri, ofiqe, tendra me të cilët pasuruan veten, familjet dhe të afërmit e tyre. Tash që nuk kanë pushtet hiqen si të pastër dhe hedhin llumë akuzash ndaj Kryetarit aktual të PD.  Matematikisht  do të thoja, nëse 1 person është aktiv, ai ka për detyrë të përfshijë në diskursin e tij edhe tjetrin. Ky tjetri, tjetrin. Kështu bëhet skuadra, pastaj, toga, kompania, batalioni, regjimenti, brigada, divizioni, deri tek Korpusi. Këtë të fundit do ta quaja “gjithë antarësia e PD dhe simpatizantët, përfshi elektoratin grih dhe gjithë grupet e interesit”. Nëpërmjet kësaj dua të them se secili që është në atë foltore dhe jashtë saj anëtar apo drejtues në PD nga niveli më i ulët në të lartin, do të kishin ndjerë përgjegjësinë e detyrës, për humbjen se janë fajtorë në të. Ata duhet të kishin bërë një fushatë të ndershme, shpi më shpi, lagje më lagje, duke takuar çdo qytetar të majtë e të djathtë, sqaruar programin (ofertën e PD). Kjo padyshim do sillte rezultate më të larta dhe fitore. Po të kishte ndodhur kjo, nuk do të kishim këtë gjendje dhe as ky konflikt e përçarrje nuk do të ndodhte, as edhe dy kuvende. Partia Demokratike dhe  Opozita e Bashkuar do të ishin në qeverisje. Ndërsa Berisha do ndiqte çështjen e tij ligjërisht, sikurse e ka nisur dhe nuk do ta përfshinte PD dhe anëtarësinë e saj në çështjet e tij, sikurse e përfshiu. Kjo e metë e punës jo kualitative të drejtuesve në qarqe e njësi bashkiake ka qenë e dukshme. Dhe për çudi askush nga foltorja e jashtë saj nuk e përmend se kush ka qenë shkaku kryesor i humbjes. Kjo kuptohet që nuk u leverdis, pasi janë fajtor në humbje. Tani edhe deputet që i njohim nga afër gjatë fushatës, që kemi bërë edhe fushatë për ta e që e tradhtuan besimin e kryetarit, thonë se ” foltorja na ka sjellë frymë me fol lirshëm”. Po në forume, takime, kur ishin në fushatë kush i ndalonte atdhe antarët e forumeve të rinisë, të gruas, anëtarët e kryesisë, të Këshillit Kombëtar, sekretar e kryetar partish të flisnin, bile aty kishin të gjithë hapsirën e nevojshme. Tani kërkojnë një shkak për të kritikuar kryetarin, duke e anatemuar atë, se përgjegjësia qenka vetëm e tij, kur të gjithë nga anëtari më i thjeshtë kanë përgjegjësinë e tyre, kush më shumë e kush më pak.

PD është në ditët më të këqija të saj, në prag të përçarjes në vend që të ishte drejt përbashkimit, siç e kam cilësuar edhe në një shkrim të botuar në Start News. Ajo është futur në një qerfull, nga ku s’po din me dalë, pasi akuzat dhe kundra akuzat nuk lënë të qetë antarësinë të vazhdojë betejën me “armikun” e vetëm që është regjimi “Rama”, që i ka marr gjithçka ajrin, frymën, pushtetet, të gjitha të lidhura me krimin dhe oligarkët.

Me demokratët e miqtë e tij në “Foltore”, Berisha  akuzon Bashën si “peng kryetari” . Ndërsa Basha, shprehet se Rama më thotë “kukulla e Berishës”, Berisha thotë “peng i Ramës”. Në fakt, ajo, gjë e mirë që i ka ndodhur Bashës, sikurse e thotë vetë ai është se më në fund “ka hequr një perde që i kish zënë sytë” dhe se vendimet i merr të pa ndikuar nga askush. Në lidhje me këtë po i referohem analistit Artur Xhej, i cili gjatë një interviste për ngjarrjet në PD, në një pyetje provokuese të gazetarës, se me çfar kafshësh politike do t’i perifrazonte liderët e politikës shqiptare ai u shpreh: “Rama është kali”, “Iliri derri”, “Berisha xhirafa” dhe  ” Basha është njeri, bile njeri me kulturë e arsimim perendimorë”. Po vërtet Basha është çun i mirë. Ka kontribute në heqjen e vizave, në antarësimin e Shqipërisë në NATO, në ndërtimin e rrugës së kombit, në kauza për dekriminalizimin etj, beteja të bëra realitet gjatë qeverisjes. Po Ju  z. Berisha, a keni harruar se jeni shprehur me superlativa për Bashën si ministër, si kryetar bashkie i Tiranës dhe si Kryetar i Partisë Demokratike.

Natyrish kjo tashmë është e kuptueshme. Ju për  të mbrojtur veten dhe familjen tuaj bëni çmos, linçoni, fyeni akuzoni dhe kërcënoni këdo që ka mendim ndryshe.

Meqenëse ky e cilëson Bashën “Lider i thyer”, unë do i thoja se ju jeni “Lider i paqëndrueshëm”,  që nuk mbani fjalën dhe mbi interesat personale nuk veni asgjë, por merrni si ortek anëtarësinë. Ju me fjalët tuaja keni nxitn urrejtje në antarësinë e PD nga jugu duke paralajmëruar  “prerje kokash” kokash për ata që nuk mendojnë si ju.

Po të isha anëtar i PD dhe delegat i Kuvendit Kombëtar  do shkoja tek kuvendi i datës 18 dhjetor. Arsyeja është e qartë  se unë besoj në vlerat e demokracisë, të një shteti të lirë,  demokratik, siç është SHBA, e cila na është gjendur pranë në momente kyçe të historisë,  si presidenti Presidenti amerikan Woodrow Wilson i cili ka zënë një vend nderi në historinë e shqiptarëve ku refuzoi planet për ndarjen e Shqipërisë në vitet 1919-1920, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Pavarësinë e Kosovës etj, dhe që nuk mbështet njerëz të korruptuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular