BallinaKryesore“Berisha gënjen dhe shtrembëron gjithçka”/ Basha me tone të ashpra ndaj ish-liderit...

“Berisha gënjen dhe shtrembëron gjithçka”/ Basha me tone të ashpra ndaj ish-liderit të PD: Ka vendosur të heqë maskën, me retorikën e tij sjell përçarje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj ish-liderit historik Sali Berisha, duke e quajtur atë mashtrues. Teksa iu drejtua me një mesazh të gjithë demokratëve, Basha tha se në datën 11 dhjetor, nuk do të ndodhë asgjë.

Sipas tij, Kuvendi i thirrur nga Berisha do të jetë vetëm një tubim dhe se Kuvendi i vërtetë i PD është në 18 dhjetor.

Basha u shpreh se me retorin e tij, Sali Berisha kërkon të përçajë demokratët, ndërsa tha se ai tani ka vendosur të heqë maskën.

“Mesazhi i parë që i jap çdo demokrati, anëtarëve të PD, ju që qëndroni të bashkuar në një betejë kundër një regjimi të korruptuar që do të shembet falë qëndresës tonë, ju them se jam krenar të jem në krye të betejës për të përmbysur këtë regjim dhe për ti hapur rrugë Shqipërisë së vlerave.

Sot është dita për të thënë se PD nuk do ti nënshtrohet gënjeshtrave dhe mashtrimeve. Sali Berisha i serveri sonte për herë të fundit, duke gënjyer dhe shtrembëruar gjithçka vetëm për interesa personale. Kam këtu për ti thënë demokratëve se vullneti juaj nuk do bëhen fli për interesat personale të një personi

Asgjë nuk do të ndodhë në 11 dhjetor. Nuk ka kuvend në datën 11, por ka një të thirrur nga Berisha që mund të ketë demokratë që janë të çoroditur dhe të manipuluar nga Berisha. Ka faktorë të tjerë që duan të përçajnë PD, është trekëndëshi i Berumdës, që ka dalë hapur për të përçarë PD. E di farë mirë, sepse pas Berishës radhën e kanë të tjerët.

Berisha të vijë në Kuvendin e demokratëve, në 18 dhjetor.  Përçarjen e sjell retorika, retorika e Sali Berishës që ka vendosur më në fund të heqë cdo maskë dhe ashtu sic më ka thënë që ditën e parë që mbi veten e tij mos vendosë askënd.

Unë nuk tërhiqem nga beteja për demokratët dhe demokracinë, unë nuk tërheqim nga beteja për PD si e vetmja shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo është beteja ime, beteja e Berishës është me SHBA dhe kamuflimit që i bën me gënjeshtra dhe mashtrime marrin fund në 18 dhjetor. Në 18 dhjetor merr fund kjo tollovi dhe nisim betejën kundër Ramës. Në 11 dhjetor nuk do të ndodhë asgjë. PD dhe unë jemi të përgatitur”, tha Basha ne Opinion.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular