Lulzim Basha ka zbuluar ditën e sotme se kur pritet të vizitoj SHBA.
Pas takimit që u zhvillua ditën e sotme mes diplomatit amerikan Gabriel Escobar dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës, diplomati e ka ftuar kryetarin e selisë blu në SHBA për të diskutuar më gjerë për tëmat që shqetësojnë vendin, por edhe për të forcuar kështu më shumë marrëdhëniet mes tyre
Në fjalën e tij për këtë ftesë Basha është shprehur se është e përsëritur dhe së shpejti pritet të vizitoj SHBA.
Basha: Është një ftesë e përsëritur dhe e mirëpres më shumë kënaqësi dhe padiskutim po planifikoj një vizitë në Uashington në mënyrë që të shtyjmë përpara jo vetëm objektivat e PD por daljen nga kjo gjendje pezullie, dëshpërimi, plogështie që ka shkaktuar 25 prilli dhe ecjen e Shqipërisë përpara me reformat politike, zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe procesin europian të Shqipërisë.