BallinaPolitike“Hanin byrek me dhallë”, Deputeti mallkon ministrat: Hak ju pastë Zoti se...

“Hanin byrek me dhallë”, Deputeti mallkon ministrat: Hak ju pastë Zoti se s’kemi çfarë t’ju bëjmë

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ishte mjafti i ashpër me shumicën socialiste, teksa ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme.

Gjatë fjalës së tij në fjalën e tij në Kuvend Sula u kërkoi ministrave që të zbrisnin nga makinat e shtrenjta dhe të shkonin në periferi të shikonin problemet reale të qytetarëve, teksa çmimet po rriten dhe karburanti po shkon 2 mijë lekë.

Teksa u ka përmendur byrekët dhe dhallën që konsumonin, Sula ka theksuar se të njëjtën gjë u ka thënë edhe ministrave të qeverisë Berisha në 2005 kur erdhën në pushtet.

“Harruat përpara tetë vitesh kur ishit në opozitë cfarë gjendje ishit. Të njëjtën gjë ua kam thënë dhe ministrave të PD-së në vitin 2007, që brenda dy viteve harruan nga vinin.

Përpara vitit 2005 te “Bar Kalaja” hanin byrekë me dhallë, pas dy vitesh u majmën nga pasuria me “Benz”-a me makina, madje edhe me problemet e tyre familjare, filluan me i ndryshuar nga mirëqenia e madhe, e njëjta gjë po u ndodh edhe ju.

Edhe hak ju pastë Zoti se në shqiptarët nuk kemi cfarë t’u bëjmë juve” tha Sula

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular